Kontroll në lokal dhe makinë/ U gjeti drogë, policia prangos 2 persona në Fier dhe procedon një të tretë

24/12/2020 10:13

Dy persona ranë në pranga dhe një i tretë u procedua penalisht në Fier për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Sh. Z., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, këtij shtetasi iu gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë;

Po kështu u arrestua O. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 dorezë grushti metalike.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, ku ky shtetas ishte pasagjer, iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel