BERAT- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Beratit.

Në këtë aksident raportohet se janë përshirë dy makina të cilat janë përplasur kokë më kokë. Njëra nga makinat ka përplasur edhe një shtyllë ndriçimi në rrugë e cila më pas ka rënë mbi një makinë të parkuar anash rruge.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Top Channel