Vaksina e COVID, Rama: Vendim për të ardhur keq nga BE, do të sjellë tepricat

24/12/2020 11:57

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka konsideruar për të ardhur keq vendimin e BE-së, e cila do të furnizojë njëherë vaksinat për shtetet anëtare dhe më pas do të sigurojë për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se do të jepen tepricat për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Rama u shpreh sot se ajo çfarë përcillet në media nga shtete të tjera nuk është e vërtetë pasi kanë marrë shumë pak doza vaksine dhe se po mashtrojnë publikun.

“Në SHBA është vendosur ndalimi i transportit të çdo vaksine. Nuk del asnjë dozë nga SHBA drejt vendeve të tjera. Jemi në komunikim  me të treja kompanitë, jam besimplotë, jemi në komunikim me disa shtete mike sepse BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq pasi për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen teprica, këtu ka një problem të madh për çdo vend sepse ka shumë më pak se çfarë ishte planifikuar, ne nuk do të mbetemi prapa të tjerë, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojmë të vaksinohemi, mund të jetë edhe më shpejt ndoshta edhe më vonë por nuk e di datën, sepse kalendari i dozave është me volume që rriten. Edhe vaksina është diplomaci, kontakte, një luftë e madhe që po bëhet sot nga prapa kuintave për të mundësuar të marrësh vaksinën si radha e qumështit të kohës së dikurshme ku në vend të banorëve janë shtete kjo është situata, unë u them të gjithëve që të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin besoj se e bëjmë mirë”, tha Rama.

Top Channel