
Heineken, sponsor zyrtar i “UEFA Conference League” bashkë me tifozat në emocionet e finales së madhe
26/05 21:23
Manchester United është skuadra e katërt dhe e fundit nga futboll anglez që pret biletën në gjysmëfinale të Kupë së Ligës.
“Djajtë e Kuq” fituan 0-2 në “Goodison Park” ndaj Evertonit të Carlo Acelottit, që nuk e shfrytëzoi faktorin fushë (në fakt, pa tifozë ka pak rëndësi ku luhet ndeshja) për të vijuar më tej në këtë kompeticion.
Në fakt, shifrat mund të gënjejnë sa i përket shkallës së vështirësisë, pasi deri 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt rezultat vazhdonte të qëndronte 0-0. Pikërisht në të 88-ën erdhi goli i parë i United, i shënuar nga Edinson Cavani, ndërsa në kohën shtesë realizoi golin e “knock out”-it Martial.
Top Channel