A do të ulet çmimi i energjisë? Rama: Ministria paguan ekstra në arkën e OSHEE-së

24/12/2020 12:20

Pagesa e çmimit të energjisë elektrike është një nga problemet më të mëdha të familjeve shqiptare prej vitesh tashmë, e sidomos në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së Covid.

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme gjatë konferencës me gazetarët se nuk do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Ai thekson se e vetmja gjë që mund të bëjë ministria është që të mos rritet çmimi.

“Çmimin e energjisë mund ta uli Lul Basha që s’ka e s’do ketë gjë në dorë por kjo qeveri që ka në dorë punën, ajo që mund të bëjë është që të mos rritet çmimi i energjisë, çdo faturë është brenda mundësisë që na jepet nga pagesa ekstra, ministria paguan ekstra në arkën e OSHEE-së. Premtimet që bëjmë janë të bazuara në arsyetim të mundësive që kemi, ulja e energjisë është një premtim kot, këtë mund ta bëjë vetëm Lulzimi që thotë kap ca të kapësh e premto nënë e babë”, tha Rama.

Top Channel