Kim Kadashian ka vendosur t’u dhurojë nga 500 dollarë 1000 fansave të saj për festat e fundvitit.

Ajo është shprehur se 2020-ta nuk ka qenë e lehtë për askënd, ndaj ka menduar që t’u vijë në ndihmë disa njerëzve në këtë mënyrë.

Kim thotë se disa persona nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë, të ushqehen apo të blejnë dhurata për fëmijët këtë fundvit dhe për këtë arsye ajo ka dëshirë që t’u ofrojë ndihmën e saj këtyre njerëzve ne këtë kohë të vështirë pandemie.

Menjëherë pas këtij postimi, disa fansa të saj reaguan shumë mirë duke treguar se sa të lumtur janë ata për këtë inciativë të Kimit, duke u shprehur po ashtu se kjo është vërtetë një ndihmë e madhe për ta.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel