Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 97 pacientë me COVID-19, ndër ta pesë  pacientë janë në respirator (CPAP), 68 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas një njoftimit thuhet se dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Katër lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tri normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur katër foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,531 analiza, ndërsa janë kryer tetë operacione”, thuhet në njoftim.

Top Channel