Komisioneri i zgjerimit dhe ambasadorja e SHBA: Lajm i madh bërja e funksionale e Gjykatës Kushtetuese

24/12/2020 01:11

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varheli ka reaguar pas miratimit të anetarit të Kushtetueses që e bën funksionale këtë gjykatë. Ai e ka quajtur një lajm të shkëlqyer duke theksuar se është arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit, si pjesë e reformës në drejtësi.

Komisioneri gjithashtu tha se ngritja e kësaj gjykate kaq të rëndësishme për vendin plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare. Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe thotë tashmë Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për negociatat.

“LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet të enjten, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një Gjykate Kushtetuese funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha! Ky ishte rezultati i veprimeve urgjente nga udhëheqësit, në linjë me opinionin e Komisionit te Venecias.

Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria plotëson kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara! Urime popullit shqiptar! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”, shkruan Yuri Kim. Në një linjë me të ishte edhe ambasadori gjerman dhe ai i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Top Channel