Prej disa ditësh është vënë re një ulje e lehtë e rasteve të reja në vend me covid -19.

Doktor Ilir Alimehmeti tha se kjo ndodh dhe për faktin se shumë e kalojnë në mënyrë natyrore, pa e kuptuar, pasi mund të jenë asimptomatikë.

“Sot ne nuk e dimë se sa përqind e ka kaluar covid, e dimë që është më e lartë , por jo saktësisht. Pse po shohim një numër të ulët infektimesh”Është se shumë mund të kenë kaluar tashmë në mënyrë natyrore.
Deri në mars., se kalojnë shumë shpejt 100 ditë, do kemi qindra të infektuar që do e kalojnë në mënyrë natyrore, Deri sot ne dimë që ky imunitet duron, por mbetet për tu parë. Sa për vaksinën të gjithë e duam sa më shpejt.”, tha ai.

Top Channel