Stafi i COVID 3

Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka publikuar një foto nga COVID3, ose ish-Kirurgjia me stafin e mjekëve dhe infermierëve.

Në foto ata kanë përcjellë pozitivistet me maskat vënë duke dhënë të gjithë një  “Ok” me duar

“Një përshëndetje nga stafi i Spitalit Covid -3, me dr Afrimin,dr Sadikun, mjekët më të rinj dhe padyshim infermierët e shkëlqyer”, shkruan Çomo.

Prej 10 muajsh vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa bluzat e bardha janë ata që janë në vijën e parë të frontit të luftës.

Top Channel