Tingëllon e pabesueshme por 6 vjecarja ruse Anastasia Radzinskaya ka hyrë përsëri sivjet në listën revistës Forbes për arkëtuesit më të mëdhenj të rrjetit YouTube.

Me videot e saj për fëmijë nga jugu i Rusisë, Radzinskaya vijon “të thyejë internetin” me stilet e hapjes së kutive të dhuratave, vizitat në parqet e lojrave apo me zbavitjet në shtëpi me shokët.

Ajo u rendti e 7-ta sivjet në listën e revistës Forbes, me të ardhura të llogaritura në $18.5 milionë, edhe pse ka rënë katër vende në krahasim me 2019 kur renditej e treta me $18 milionë të ardhura. Shumica e fitimeve të saj vijnë nga bashkëpunimi me kompani të lojrave për fëmijë si Legoland e Dannon, shkruan Forbes.

Radzinskaya, e njohur edhe si Nastya, kalindur në Krasnodar, ku ishte diagnostikuar me një çrregullim cerebral dhe prindërit trembeshin se ajo nuk do të mund të fliste. Por ajo më vonë u vendos në Florida ku njohu botën fitimprurëse të YouTube dhe gjeti suksesin.

Sot Nastya ka 190.6 milionë të abonuar në disa kanale të saj në gjuhe te ndryshme ne Youtube, më i madhi prej të cilëve është ai në gjuhën ruse-angleze “Like Nastya” me 65.9 milionë të abonuar.

Në shumë nga videot e saj vjen për ndihmë dhe i ati Yuri. Nastya ka gjithashtu 3 milionë ndjekës në TikTok.

Ndërkohë nëntë-vjeçari Ryan Kaji ka fituar përsëri më shumë se Nastya duke arritur në $29.5 milionë këtë vit, sipas Forbes.

FOTO GALERI
1/5
6 vjecarja ruse Anastasia Radzinskaya ka hyrë përsëri sivjet në listën revistës Forbes për arkëtuesit më të mëdhenj të rrjetit YouTube

Top Channel