Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021.

Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve. Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.

Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.

Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Më poshtë është renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

01.Anxhela Peristeri – Karma 322 pike.
02.Viktor Tahiraj – Nënë 266 pike
03.Gjergj Kacinari- Më jep jetë 245 pike
04.Fejstina Mezini – Kush je ti…. 188 pike
05.Uendi Mancaku- Vesi i shpirtit 137 pike
06.Franc Koruni – E morën botën 135 pike
07.Agim Poshka – Vendi im 122 pike
08.Sardi Strugaj- Ka për të tbër…..97pike
09.Stefan Marena – Meteor 82 pike
10.Xhesika Polo – Më mbron 78 pike
11.Florent Abrashi – Vajzë 76 pike
12.Dorela Gjylbegu – Vashezo 75 pike
13.Mirud – Nëse vdes 71 pike
14.Klint Collaku – Do Tia dal 66 pike
15.Xhiljola Haveniku – E lirë 62 pike
16.Kastro Zizo – Vallja e jetës 61 pike
17.Davis Xherahu – Peng 58 pike
18.Kamela Islamaj – Kujtimet 52 pike
19.Enxhi Nasufi – Njësoj 50 pike
20.Erik Lloshi – Jo 47 pike
21.Evi Reci – Tjerr 29 pike
22.Orgesa Zaimi – Valixhja e k….26 pike
23.Inis Neziri – Pendese 25 pike
24.Fatos Shabani – Ty 13 pike
25.Manjola Nallbani – Ora e jetës 11 pike
26. Era Rusi -Zjarri im 0 pike

FOTO GALERI
1/12

Top Channel