“Goca dhe Gra”/ DJ Gimbo zgjedh Shqipërinë për martesë: “Martohuni këtu se ka bereqet”
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Larg vëmendjes së mediave, çifti ka organizuar një ceremoni private martesore, në prani të familjarëve dhe njerëzve më të afërt.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Jori dhe Fred kanë ndarë me ndjekësit disa nga momentet e ditës së tyre të veçantë.
Modelja shqiptare ka zgjedhur për ceremoninë një fustan të bardhë me detaje dantelle dhe shpinë të zbuluar, ndërsa reperi italian është shfaqur me një veshje të thjeshtë verore.
Fred De Palma i propozoi për martesë modeles shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar. Vetë Jori kishte dhënë më herët sinjale për martesën, duke bërë shaka se së shpejti do të ndryshonte mbiemrin.
Top Channel