Paris Saint Germain arrin fitoren më të thellë në javën e 17-të të Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës shkatërruan 4-0 Strasbourgun, por e mbyllin në vendin e tretë vitin 2020 me 35 pikë, një më pak se Lyoni dhe Lille.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Thuchel e dominoi kundërshtarin në “Parc des Princes”, ku shënoi që në minutën e 18-të me Pembele, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan me radhë njëri pas tjetrit Mbappe, Gueye dhe Kean.

Lyoni bëri detyrën duke fituar 3-0 ndaj Nantes me gola të Ekambi, Kadawere dhe Paqueta, të shënuar të gjithë në pjesën e parë, ndërsa Lille mori një fitore me shumë vlerë 2-3 në fushën e Monpellier (Laborde 56’, Delort 70’/ Ëeah 23’, Ikone 68’ 11-m, Ylmaz 86’).

Rezultatet:

Bordeaux – Reims 1-3

Lens – Brest 2-1

Nice – Lorient 2-2

Nimes – Dijon 1-3

Rennes – Metz 1-0

Angers – Marseille 2-1

Lyon – Nantes 3-0

Monaco – St Etienne 2-2

Montpellier – Lille 2-3

Paris SG – Strasbourg 4-0

Top Channel