Paradë me lot dhe shampanjë! Arsenali zbret në rrugë 24 orë pas dështimit në Champions, ja si po festohet titulli pas 22 vitesh pritur
Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se mbështet pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
“Uroj që të kemi kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij institucioni për të mbrojtur interesin kombëtar, publik. Mbështes pavarësinë e këtij institucioni. Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit për sa i takon kushtetueshmërisë së procesit, ka mangësi nga pikëpamja e ligjit dhe në shumë aspekte të tjera, çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja midis presidentit në të kaluar me parlamentin dhe ish-kreun e KED-së, sepse në atë rast kishim përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë mafioze një anëtar të gjykatës kushtetuese që i takon presidentit, për ta marrë mazhoranca për llogari të saj, për të kapur Gjykatën Kushtetuese, për këtë Komisioni i Venecias ka folur tepër qartë ndaj këtij incidenti që u bë i qëllimshëm dhe presidenti ka vepruar në mënyrën më të shpejtë të mundshme, kur KED i ka propozuar për vakancat që i takojnë presidentit. Presidenti ka qenë bashkëpunues, është bllokuar 3 herë KED-ja nga mazhoranca në të kaluarën. Falenderoj Bundestagun që vendosi si kusht bërjen funksionale të gjykatës kushtetuese që u ndoq edhe nga parlamenti evropian dhe vend t anëtare dhe ky është një proces që vazhdon, bërja funksionale e gjykatës kushtetuese. Ju e patë që në Kosovë pati një zhvillim interesant dhe duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika, që udhëhiqet vetëm nga interesi kombëtar”.
Më tej, Meta u pyet sa i takon ekonomisë së familjeve shqiptare në këtë fundvit, pyetje së cilës iu përgjigj:
“Nuk do doja që në këtë fundvit të përmendja bilancin ekonomik të familjeve shqiptare; sa më shumë shpresë, të jetë një vit i ri më i mirë në pikëpamje të shëndetit, sepse shumë familje po ndeshen me vështirësi në këtë plan”, duke e përmbyllur fjalën e tij me një urim për Krishtlindjen.
Top Channel