“Shumë gjëra të mëdha do të ndodhin”, tha Trump pas takimit me Putinin/ Kremlini: Presidenti rus në gjendje të shkëlqyer pas takimit me homologun amerikan
Donald Trump vlerësoi “marrëdhënien e tij shumë të veçantë” me Xi Jinping gjatë takimit të tyre dypalësh në Kinë, ndërsa bëri një nga kërkesat e para të SHBA-së për të rritur blerjet kineze të produkteve bujqësore amerikane
Presidenti amerikan tha se Kina ka një “oreks të pangopur” që Uashingtoni mund ta plotësojë, duke iu referuar kërkesës për produktet amerikane.
“Do t’ju kërkoj të bëni diçka më shumë për fermerët tanë”, tha ai, duke iu drejtuar homologut të tij kinez.
Duke iu referuar bisedës dy-orëshe që patën natën e kaluar, Trump vuri në dukje se “diskutuam shumë çështje”, duke shprehur optimizmin e tij se “diçka do të dalë nga negociatat dypalëshe”.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan iu referua edhe luftës në Ukrainë, duke deklaruar se të dy udhëheqësit kërkojnë të kontribuojnë së bashku në zgjidhjen e saj.
Top Channel