“Të duam”, Trump përqafon bashkëshorten e ish-diktatorit të Filipineve, takimi pas më shumë se 40 vitesh njohjeje
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash.
Prindërit e një vajze 4 vjeçare, e cila u gjet e pajetë pranë një autostrade me shenja të rënda dhune në trup, janë dënuar me burg për torturimin që i shkaktuan të miturës, raporton BBC.
Nëna e saj, 72-vjeçarja Halima El Bakhti, është dënuar me 20 vite burg, pasi u shpall fajtore për torturë dhe akte barbarie që shkaktuan vdekjen, pa pasur si qëllim vrasjen. Ndërsa babai, 74-vjeçari Ahmed Touloub, u dënua me 15 vite burg si bashkëpunëtor në krim.
Viktima, Inass Touloub, u gjet më 11 gusht 1987 në departamentin Loir-et-Cher. Trupi i saj kishte shenja të shumta abuzimi, përfshirë kafshime njerëzore, kocka të thyera dhe djegie të shkaktuara me hekur.
Vajza u varros në një varr pa emër pranë vendit ku u gjet dhe për rreth 30 vite mbeti e paidentifikuar. Në atë kohë, ajo u bë e njohur si “Vogëlushja Martire e A10”, ndërsa fotografia e saj u shpërnda në vende publike dhe alarmi për identifikimin e saj u dërgua në më shumë se 30 shtete.
Identiteti i saj u zbulua vetëm në vitin 2018, pasi ADN-ja e vëllait të saj, e marrë gjatë një hetimi për një çështje tjetër, rezultoi se përputhej me atë të vajzës. Ky zbulim çoi në arrestimin e prindërve.
Gjatë procesit gjyqësor, prokurorja Anais Allio theksoi se nuk kishte asnjë pjesë të trupit të vogëlushes që të mos ishte prekur nga dhuna. Ajo rikujtoi edhe tronditjen e shkaktuar nga pamjet e autopsisë, të cilat i cilësoi si të papërballueshme.
Juria arriti në përfundimin se nëna kishte pasur gjykim të dëmtuar në momentin e vdekjes së vajzës, rrethanë që ndikoi në uljen e dënimit maksimal të mundshëm.
Top Channel