Vaksina e COVID më në fund ka mbërritur dhe vaksinimi në të gjithë BE-në duhet të fillojë në fund të dhjetorit

Edhe kur merrni vaksinën, do të duhet kohë që trupi juaj të ndërtojë një përgjigje imune që do t’ju mbrojë, kështu që mjekët i nxisin njerëzit t’u përmbahen në masave parandaluese edhe pas vaksinimit.

Pra, duhet të jeni të mbrojtur plotësisht nga koronavirusi në afat prej rreth një muaji.

“Sapo të merrni vaksinën, zakonisht ka një vonesë midis marrjes së vaksinës dhe mbrojtjes nga virusi. Kjo është koha që i duhet sistemit tuaj imunitar për t’iu përgjigjur antigjenit të ri dhe për të zhvilluar kujtesën”, tha Inyema Ogbuagu, mjek i sëmundjeve infektive në Yale Medicine, për The Guardian.

Kjo do të thotë që qindra e mijëra njerëz që vaksinohen mund të jenë të pambrojtur”, ka thënë Ogbuagu.

Për më tepër, nëse anashkaloni një dozë të vetme të vaksinës, nuk do të mbroheni plotësisht dhe mund të infektoheni. Përveç kësaj, faktorë të ndryshëm ndikojnë në atë se sa shpejt sistemi imunitar i një personi i përgjigjet vaksinës.

Otto Yang, profesor i mjekësisë në departamentin e sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë, imunologjisë dhe gjenetikës molekulare, tregon se mosha është një nga ata faktorë.

Kushtet shëndetësore që kërcënojnë sistemin imunitar, të tilla si HIV, gjithashtu mund të ndikojnë në atë se sa shpejt dhe në mënyrë efektive trupi i një personi ndërton imunitetin pas vaksinimit.

Top Channel