E shtunë, 19 Qershor 2021
01:37
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, zgjidhet për mandatin e dytë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u emërua për një mandat të dytë në detyrë nga Asambleja e Përgjithshme. Duke folur në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, Guterres reflektoi për “momentin solemn”, duke u thënë shteteve anëtare se “është thellësisht mirënjohës për besimin që më keni dhënë”.

01:12
Hummels i kundërpërgjigjet Schweisteiger për autgolin

Në Gjermani, shumë, përfshirë emra të famshëm si Lothar Matheus e të tjerë ish futbolistë të famsghëm të hstorisë së Panzerave, i kërkojnë Joachim Loë të ndryshojë modul dhe të kalojë te mbrojtja me 4.

01:01
Bie opsioni Tottenham për Gattuson, tifozët londinezë nuk e duan

Pak ditë më parë Gennaro Gattuso prishi kontratën me Fiorentinën, pa punuar ende asnjë ditë në klubin vjollcë, pasi kishte pasur disa përplasje me drejtuesit sa i përket merkatos dhe emrave të synuar prej teknikut.

00:59
Skriniar: Ndaj Suedisë meritonim më shumë, Inzaghi më komplimentoi për golin

Milan Skriniar ishte një nga më të mirët në fushë në përballjen mes Suedisë dhe Sllovakisë, por nuk mjaftoi që këta të fundit të merrnin të paktën një pikë, pasi u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

00:46
Radu refuzon ftesën e Inzaghit, rinovon për dy sezone me Lazion

Mbrojtësi rumun Stefan Radu ka refuzuar ftesën e Simne Inzaghit për t’iu bashkuar te Interi dhe i ka premtuar besnikëri Lazios, pasi ka pranuar ofertën e re të bardhekaltërve, për të rinovuar deri në verën e 2023-shit.

00:24
Fiorentina piketon Italianon për stolin, nisin negociatat me Spezian

Pasi prishi kontratën me Gennaro Gattuson për shkak të mosmarrëveshjeve për merkaton, Fiorentina ka piketuar Vincenzo Italianon si emrin e duhur për t’i besuar pankinën dhe ka nisur menjëherë kontaktet.

E premte, 18 Qershor 2021
23:55
Deschamps: Mbappe e Pavard janë gati, duam të sigurojmë kualifikimin

Franca e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Europianin, pasi ia doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Gjermanisë në “Allianz Arena” të Mynihut, ndërsa nesër në orën 15:00 do të jetë mysafire e Hungarisë në Budapest, në ndeshjen e dytë të grupit.

23:40
Albin Kurti jep detaje rreth takimit me kancelarin Kurz

Kryeministri Albin Kurti gjatë Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor ka takuar edhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

23:23
Vllaznia prezanton një tjetër futbollist, firmos sulmuesi Djurdjeviç

Vllaznia vijon përgatitjet për eliminatoret e Conference League dhe nesër do të niset drejt Podgoricës për t’u përballur me Buducnostin në një test miqësor, ndërsa sot ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollisti.

22:58
Rivaliteti dhe grinta nuk mjaftojnë, derbi britanik mbyllet në paqe

Mbyllet pa fitues derbi britanik në Euro 2020, me Anglinë e Skocinë që ndanë nga një pikë falë barazimit pa gola të arritur në “Wembley”.

22:55
Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas fëmijën 11 vjeç

Një 11-vjeçar është përplasur nga makina në aksin rrugor Pogradec-Lin gjatë mbrëmjes së sotme.

22:54
FOTO/ Stuhi breshëri në Elbasan, dëmtohen të mbjellat në fshatin Muçan

Stuhia e breshrit ka pushtuar pasditen e sotme Elbasanin.

22:49
Antonela nuk mban dot lotët, rrëfen jetën në Itali: Çohesha në orën 4 për të pastruar. Zbulon planet e të ardhmes në televizion

Antonela nuk ka mbajtur dot emocionet në “Top Arena”, ku është marrë në pyetje nga Fjoralba Ponari në lidhje me jetën e saj në Itali dhe vështirësitë që ka kaluar me familjen.

22:44
PSG nuk heq dorë nga Hakimi, ofron 70 milionë euro për kartonin e marokenit

Anësori maroken Achraf Hakimi i ka ditët e numëruara te Interi, pasi zikaltrit kanë vendosur ta sakrifikojnë për të rregulluar bilancet ekonomike dhe aktualisht Chelsea e Paris Saint Germain janë futur në një garë të ethshme për të marrë shërbimet e tij.

22:11
Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe.

22:06
Nga sherri natën e vrasjes tek zhdukja e trupit/ Bashkëshorti vrasës bën rrëfimin tronditës: Kur humbëm fëmijën e parë Caroline u bë agresive

Mediet greke kanë zbardhur dëshminë e dhënë në polici nga piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos, i cili ka pranuar se ka vrarë gruan e tij, 20-vjeçaren Carolinë, mëngjesin e 11 majit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glyka Nera, të Greqisë dhe si fillim u raportua si një grabitje e dhunshme.  

21:56
FOTO/ Me birra dhe qofte, adhuruesit e sportit shijojnë sfidën Angli-Skoci në ‘Tirana Fan Zone’

Sfida mes Anglisë dhe Skocisë ka mbledhur adhuruesit e futbollit në sheshin “Skënderbej” për të shijuar sfidën e raundit të dytë të Grupit D në EURO 2020.

21:44
Futbollistja britanike padit Pornhub pas shfaqjes së videos private, personale pa miratim (fotot)

Futbollistja britanike Leigh Nicol është një nga më shumë se 30 femra që kanë paditur pronarët e rrjetit të pornografisë Pornhub – për shfaqjen e videove të seksit pa miratimin e protagonisteve.

21:43
“E mban mend këtë natë?”/ Ronaldihno kujton si “turpëroi” Sergio Ramosin në fushë, ja si i përgjigjet ai

Pas 16 sezonesh me fanellën e Los Blancos, Sergio Ramos rrëfeu mes lotësh largimin nga Real Madridi.

21:22
Jemi të gjithë njerëz/ Shqiptari mban gjallë serben e moshuar në fshatin e largët kosovar (fotot)

Në fund të vitit të kaluar 93-vjeçarja Vladica Dicic u bë banorja e fundit që u largua nga shtëpia e saj në fshatin e largët malor Vaganesh, në komunën lindore kosovare të Kamenicës, e cila u kthye kështu në një qytet fantazmë ashtu si disa të tjerë në vend.

21:21
“I bërtita, i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Po mendoj të largohem”, Caroline shpjegoi tensionet me bashkëshortin para vdekjes, çfarë u gjet në ditarin e saj

“Unë e dua aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më lëndojë kjo marrëdhënie”, ishte një prej shënimeve që u gjet në ditarin e Caroline, e cila gjeti këtë mënyrë që të rrëfehej për problemet në martesën e saj.

21:13
Sekuestrimi i 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Zbulohet shuma marramendëse që do kapte droga nëse do hidhej në treg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 300 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit, sasi e gjetur në një kamion që kishte hyrë transit nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se nëse dilte në treg kjo sasi droge do të kapte vlerën e të paktën 22 milionë eurove.

20:47
OBSH: Afrika po përballet plotësisht me valën e tretë të pandemisë

Afrika është duke u përballur plotësisht me valën e tretë të pandemisë dhe ka nevojë për më shumë vaksinime, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

20:47
Ndalohet një mjet në Portin e Durrësit, dyshohet se ka para të padeklaruara

Një mjet është ndaluar në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshohet se ka para të deklaruara brenda, ndërsa aktualisht po kontrollohet nga policia.

20:38
Fiks Fare/ Firma e pastrimit humb tenderin dhe heq koshat, fshati mbulohet nga plehrat

 Mungesa e kazanëve të mbeturinave në fshatin Plug të  Lushnjes për më shumë se një javë ka detyruar banorët që mbeturinat t’i hedhin në tokë.

20:38
Çudira nga bota e egër/ Iriqi me organin katër-kokësh të riprodhimit mahnit komunitetin e shkencës (fotot)

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar misterin e një prej mrekullive më të rralla të natyrës, atë të iriqit ekidna me organin riprodhues me katër kokë, duke krijuar një model 3D të penisit të quajtur ndryshe “alien”.

20:28
Euro 2020/ Ndeshja Angli-Skoci, ja formacionet zyrtare

Në ora 21:00 pritet të fillojë ndeshja tejet interesante e Grupit D të Euro 2020 mes Anglisë dhe Skocisë, përballje kjo që zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

20:18
BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Bashkimi Evropian ka humbur betejën ligjore në Bruksel për ta detyruar kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca, që ta furnizojë BE-në me 120 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të muajit qershor.

20:02
Kroacia nuk fiton as ndeshjen e dytë të grupit, del në barazim me Republikën Çeke

Kroacia nuk ia del të fitojë as në ndeshjen e dytë në grup, teksa nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Republikës Çeke dhe me vetëm një pikë në dy takime, ka komplikuar totalisht kalimin në fazën e 1/8-ave.

19:53
Parlamenti i Suedisë përgatitet për votën e mosbesimit të qeverisë

Parlamenti i Suedisë ka miratuar mbajtjen e votës së mosbesimit ndaj qeverisë të hënën më 21 qershor, me të cilën e djathta radikale Demokratët e Suedisë shpresojnë të rrëzojnë qeverinë para zgjedhjeve të përgjithshme të pritura në shtator 2022.

19:48
Suedia mund Sllovakinë, 3 pikët të rëndësishme për kualifikimin në 1/8 e finaleve

Suedia mori një fitore të rëndësishme për kualifikimin në fazën e 1/8 të finaleve të Euro 2020. Në Gazprom Arena të Shën Pjetërburgutm skuadra e janë Andersson iu imponua kundërshtarëve sllovakë teksa i mposhtën me rezultatin 1-0 për t’u ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Sllovakia mbetet me 3 pikë dhe ndeshjen e fundit do ta ketë pikërisht me Spanjën për të tentuar kualifikikimin për në fazën me eliminim direkt.

19:47
“Ta dish” nga Gëzim Myshketa/ Baritoni vjen me një CD të këngëve të njohura shqiptare dhe një libër

Ta dish, një antologji e vogël e muzikës tradicionale shqiptare lindi si një dëshirë e brendshme e artistit Gëzim Myshketa, që muzika shqiptare të jetë gjallë, mos të ketë kurrë harresë. Ai zgjodhi ta dokumentojë këtë në një CD dhe në një libër, nëpërmjet Volumit të Parë të Albumit të tij. Si dhe një mini koncert mes miqve më të zgjedhur.

19:47
Një ditë ndryshe për të moshuarit/ AZHBR u tregon agrobizneset e reja

“Tani na duket sikur po marrim frymë prej fillimit.”

19:46
Gjykata lehtëson emigrantët/ Prindërit kujdestarë të fëmijëve me shtetësi britanike mund të marrin lejen e përhershme

Një vendim i Gjykatës së Lartë të Anglisë ka vendosur se ata prindër që kanë kujdestarinë kryesore të fëmijëve të cilët kanë marr shtetësinë britanike për më tepër se 5 vjet, këta prindër tashmë mund të aplikojnë për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit të tyre në Britani pas Brexit, qoftë si shtetas të BE-së ose si shtetas që vijnë  nga jashtë Bashkimit Evropian. 

19:40
PD nis reformimin/ Do mblidhet kuvendi kombëtar për ndryshime statusore dhe për zgjedhje

Humbja e zgjedhjeve i hapi rrugë reformimit  të  thellë të partisë më të madhe në opozitë, proces i cili parashikon jo vetëm zgjedhjen e organeve te reja drejtuese para mbarimit te mandatit zyrtar,  por edhe ndryshime statutore.

19:37
Greqia lejon shqiptarët për Turizëm/ Në kufi mund të kalojnë edhe me certifikatën jeshile të vaksinimit

Greqia ka vendosur më në fund të hapë kufijtë me Shqipërinë. Lajmi konfirmohet nga “Top Channel” prej Ministrisë të Turizmit të Greqisë. Sipas qarkores së shpërndarë në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike.

19:36
Vaksinë fëmijëve para shtatorit?/ Komiteti i imunizimit pritet të marrë vendimin së shpejti

Vendimi për vaksinimin e fëmijëve ndaj covid edhe në Shqipëri pritet të marrë ‘ok’ në komisionin e imunizimit, dhe ky vaksinim kërkohet të bëhet para se të nisë viti i ri shkollor. Prof Genc Sulcebe një nga anëtarët e këtij komisioni thotë se po shkohet drejt finalizmit.

19:23
“S’jam bërë për keq çuno”/ Lindita xhindoset nga puthja e Çimit me Stelën: Mua do më shohësh në ëndërr gjithmonë

Lindita duket se është zemëruar keq nga puthja që i dhuroi Çimi Stelës pasi kjo e fundit u deklarua për të.

19:15
Stela deklarohet për të, Çimi nuk përmbahet: E tërheq pas vetes për t’i “rrëmbyer” puthjen në buzë (FOTO)

Pas debateve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin, Stela ka vendosur që të deklarohet për Çimin.

19:06
Pësoi arrest kardiak në fushë, Eriksen lë spitalin pas operacionit në zemër. Mesazhi që ka për tifozët

Christian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale ku në zemrën e tij vuri një defribilator.

19:03
Pa asnjë kompleks, Kylie Jenner flet për ndërhyrjet estetike dhe marrëdhënien me ish-in

Në ribashkimin e “Keeping Up With The Kardashians”, motrat e reality show kanë zbuluar detaje të shumta nga jeta personale që nuk i kemi ditur. Si asnjëherë më parë, Kylie Jenner ka folur komplekse për ndërhyrjen në buzë dhe marrëdhënien me ish-të dashurin Tyga.

19:02
“Më vjen keq për ty, je e dhënë por Çimi s’të do”/ Plas debati mes Stelës dhe Linditës: Bëre ç’bëre, sytë nga unë i ka

Stela ka debatuar me Linditën, të cilës i ka thënë se bën shumë për Cimin, por ai nuk e do.

18:56
Samiti për Ballkanin në Vjenë/ Balluku përfaqëson Shqipërinë: E siguruam Lajçak se do vazhdojmë rrugën e reformave!

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka mbledhur në Vjenë në një samit të kryesuar prej tij krerë të Ballkanit Perëndimor. Kosova përfaqësohet atje nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiç, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapic.

18:56
Kurti: Kosova e Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri Albin Kurti në samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.

18:42
“Je dinamit, por duhet të kesh frena”/ Çimi ia rreshton të gjitha Linditës: Nuk e kam harruar puthjen me Oltin

Në përballjen me Linditën, Cimi nuk ka hezituar të tregojë të gjitha pakënaqësitë që ka ndaj saj. Ai i tha se kalon limitet me meshkujt e tjerë duke përdorur shprehje nga më të ndryshme.

18:34
Çifti ukrainas që u prangosën për të provuar dashurinë ndahen pas 4 muajsh, nuk duan të shohin njëri-tjetrin me sy (fotot)

Dy të rinj të dashuruar nga Ukraina që u prangosën së bashku në ditën e Shën Valentinit për të vënë në provë marrëdhënien e tyre, kanë vendosur të presin prangat e tyre dhe të ndahen përfundimisht.

18:33
“Të kanë ngelur fiksim, do e shohësh kallomin dhe ti”/ Lindita flirton hapur me Çimin: Do të dalim në takim jashtë!

Lindita dhe Çimi kanë pasur një përballje me njëri-tjetrin, ku nuk ka munguar edhe flirtimi.

18:30
Albin Kurti kërkon sërish deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar sërish të premten që Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës.

18:15
Takimi me sportistët e rinj/ Ministrja Kushi: Mbështetja jonë, tashmë e pasqyruar edhe në ndryshimet ligjore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi është takuar me një pjesë të sportistëve të rinj medalistë, në ambientet e Qendrës së re Olimpike “Tirana Olympic Park”.

18:11
Holanda ofron peshk të marinuar falas për ata që bëjnë vaksinën Covid-19 (fotot)

Në nismën e fundit të nxitjes së vaksinimeve, Holanda po ofron falas delikatesen vendase te peshkut të gjallë turshi për të gjithë ata që marrin injeksionin kundër Covid.

18:09
Greqi/ I veshur me jelek antiplumb dhe me maskë të zezë në fytyrë, momenti kur bashkëshorti vrasës u shoqërua nga efektivët (FOTO)

Me pranga në duar dhe me jelek antiplumb pjesëtarë të forcave speciale të Policisë shoqërojnë për në prokurori 32 vjeçarin grek Charambolos Anagostopoulos, të ashtuquajtur vrasësi me fytyrë engjëllore, i cili me krimin që pohoi një ditë më parë ka shokuar gjithë Greqinë dhe jo vetëm.

18:09
Gruaja vdes pak minuta pasi mori dozën e dytë të Pfizer-it, disa vite më parë kishte humbur djalin në aksident

Një 56-vjeçare, në Greqi, ka humbur jetën pak pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

17:53
Ftesë në 5/ “Pastruesja më kapi mat me burrin në hotel”, momenti i sikletshëm i blogeres

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan pushimet e verës, dilema nëse duhen kaluar në Turqi apo Shqipëri.

17:42
Përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e ‘Cakajt’, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

17:38
Melania Trump rindez zhurmat e divorcit pas mungesës në ditëlindjen zyrtare të Donald (fotot)

Bukuroshja sllovene Melania Trump nuk shihej gjëkundi në fotot e celebrimit të ditëlindjes së 75-të të ish-presidentit Donald Trump, në një event të profilt relativisht të ulët në fillim të javës në New Jersey.

17:35
I ndalohet të ankorojë jahtin në Ulqin, Emina Çunmulaj reagon e revoltuar: “Ky është problemi juaj…”

Emina Çunmulaj, e cila po shijon pushimet me familjen e miqtë e saj, ka udhëtuar sëfundmi drejt Malit të Zi me një jaht luksoz. Sot, modelja 36 vjeçare ka mbërritur në Ulqin, ku ka zbuluar se aty nuk mund të ankorojë mjetin detar.

17:33
“Turqia të jep luks”/ Iva Tiço zbulon sherret me kamerierin në jug të Shqipërisë gjatë pushimeve verore: Nuk mund të pres 3 orë…

Disa prej figurave publike në vendin tonë kanë folur në “Ftesë në 5” për turizmin gjatë sezonit veror dhe për ndryshimin mes Turqisë dhe Shqipërisë.

17:22
FOTO/ Ky është shoferi i kamionit ku u sekuestruan 300 kg kokainë

300 kilogramë lëndë e dyshuar kokainë është sekuestruar sot në Portin e Durrësit, në një kamion që kishte hyrë transit nga Maqedonia e Veriut.

17:20
Suedia mposht Sllovakinë me rezultat minimal, kualifikimi më pranë

Suedia triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Sllovakisë dhe merr përkohësisht kryesimin e grupit E, me 4 pikë, duke qenë tashmë shumë pranë sigurimit të një bilete për në fazën e 1/8-ave të Europianit.

17:13
Ambasadorja Kim takohet me të riun që e quajti “kineze”: U çudita kur më tregoi se si Enver Hoxha…

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Fisartin, komentuesin që e quajti “kineze”, disa ditë më parë.

17:10
Milani kontakton me Ramos, por pretendimet ekonomike stepin Maldinin

Sergio Ramos zyrtarizoi mes lotësh divorcin nga Reali i Madridit, pas 16 vitesh me fanellën e Los Blancos, ndërsa tashmë shumë klube janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të mirë të dekadës së fundit.

16:55
“Gafa” e Bankës së Shqipërisë me kartëmonedhat e reja. Ja se si mund të keqpërdoren nga krimi

Pasditen e sotme në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është diskutuar për prerjet e reja të kartëmonedhave që do hidhen në tre pas 30 qershorit, 1000 lekë dhe 10000 lekë.

16:53
Futbollisti i Liverpool kapet duke u puthur me femrën misterioze në jaht/ E dashura: Nuk jemi më çift (fotot)

Loris Karius u detyrua sot të shkruante në rrjetet sociale për të kërkuar ndjesë që ishte fotografuar me një grua të panjohur por mjaft joshëse, duke thënë se marrëdhënia e tij me të dashurën Sophia Thomalla “është duke u shembur”.

16:53
300 kg kokainë u kapën në Portin e Durrësit, zbulohet destinacioni final i kamionit me drogë. Çfarë tha shoferi i arrestuar

Plot 300 kilogramë lëndë e dyshuar kokainë u kapën në Portin e Durrësit nga Task Forca e Portit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Italia ishte destinacioni final i kamionit që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

16:44
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3 raste të reja me koronavirus nga 3027 testime të kryera 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

16:40
Veliaj dhe Bakoyannis përurojnë Parkun Helen në liqenin e Farkës: “Stoli e shtuar në marrëdhënien e shkëlqyer Shqipëri-Greqi”; kryebashkiaku i Athinës: “Park i mrekullueshëm, me simbolikë të veçantë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan sot “Parkun Helen”, i cili ndodhet në një hapësirë mjaft të bukur në liqenin e Farkës.

16:36
Përurimi i parkut Helen në liqenin e Farkës/ Kryebashkiaku i Athinës: Hapësirë e pikëtakimit njerëzor që ka munguar nga kriza e pandemisë

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis mori pjesë në përurimin e Parkut Helen në liqenin e Farkës në Tiranë.

16:21
Kim Jong-un tashmë ‘i dobësuar’ gati për konfrontimin me Biden, zotohet për të tjera armë bërthamore (fotot)

Tashmë pas humbjes në peshë, Kim Jong-un duket se është i gatshëm për konfrontimin me SHBA duke u zotuar të ndërtojë më shumë armë bërthamore, megjithë paralajmërimet e presidentit Joe Biden per te kunderten.

16:17
Lumë kërkesash! Del në shitje shtëpia “nga ferri”, kushton 590 mijë dollarë

Në ka moment më të mirë për të shitur shtëpinë, është tani thotë CNN.

16:14
Kapet 300 kg lëndë e dyshuar kokainë në Portin e Durrësit/ Si u zbulua droga në kamionin që kishte hyrë transit

Plot 300 kilogramë lëndë e dyshuar kokainë është sekuestruar në Portin e Durrësit nga Task Forca e Portit. Policia njofton se droga është gjetur në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.

15:52
Videoja që po tmerron Kinën/ Ujqërit lëshohen të “shqyejnë” aktorët e reality show-t!

Një video, ku shihet sesi aktorët ndiqen nga ujqër të vërtetë gjatë një transmetimi ‘live’ në Kinë, ka bërë të jepet alarmi për sigurinë e personave pjesëmarrës në ‘reality show’ dhe atë të audiencës.

15:46
Ndërtimet pa leje/ Prishet hoteli i vetëm në gjirin e Manastirit

Ka nisur pak pas mesditës së kësaj të premteje aksioni për shembjen e një hoteli në gjirin e Manastirit në Sarandë.

15:42
Fotot, që tregojnë se kafshët shtëpiake përpiqen shumë të na ‘kopjojnë’ dhe të sillen si ne

Kafshët shtëpiake janë shumë shumë të ngjashme me ne, në disa sjellje dhe veprime.

15:36
Fotot/ Aksident në Tiranë, autobusi i “Tiranës së re” përplaset dhe përfundon mbi trotuar

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kamion dhe më pas me një shtyllë.

15:34
Momentet kur bashkëshorti vrasës ngushëllon nënën e Karolinës në memorial, disa orë para se të pranonte krimin, i zbuluar nga të dhënat dixhitale (dinamika-fotot)

Ky është momenti kur bashkëshorti i 20-vjeçares së ndjerë Caroline Crouch përqafonte nënën e viktimës në shërbimin e djeshëm memorial, disa orë para se të pranonte vrasjen e saj në polici.

15:30
Hyn në lojë dhe Austria, mblidhen në Vjenë liderët e Ballkanit Perëndimor!

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka mbledhur në Vjenë në një samit të kryesuar prej tij krerë të Ballkanit Perëndimor.

15:23
“Për’puthen” në Korçë/ Audicionet për konkurrentët në sezonin e ri të programit

Përputhen zhvilloi audicionin e radhës në Korçë.

15:21
Ekspozitë me mozaikë në Shkodër/ Portrete të krijuara me gurë natyralë

Një ekspozitë e veçantë me autor Myftar Cubin, ka çelur dyert në galerinë e arteve në Shkodër.

15:12
Përplasje për hecin e Bënçës/ Banorët konfliktohen me kompaninë ndërtuese. Dhunohet edhe Auron Tare

Një tjetër konflikt mes banorëve të Bënçës në Tepelenë dhe përfaqësuesve të një kompanie private që prej një viti ka ngritur një kantier ndërtimi buzë kanioneve të njërës prej degëve më të bukura të Vjosës u regjistrua këtë mëngjes.

15:09
Sot përballen Anglia dhe Skocia/ Në mbrëmje Kroacia pret Çekinë

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë sërish 6 skuadra të kampionatit europian ku njëra prej sfidave është ajo mes Suedisë dhe Sllovakisë e cila luhet në këto momente ndërkohë që më pas në orën 18:00 do të jetë një përballje mjaftë interesante mes Kroacisë nënkampione të botës dhe Çekisë.

15:06
Arma “sekrete” mbrojti Bidenin në Europë/ Anti-droni që neutralizon gjithcka!

Forcat belge të sigurisë kishin dy armë të fuqishme në duart e tyre gjatë kohës kur në Bruksel ndaloi presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e turit të tij në Europë.

14:58
Bashkëpunimi i policisë shqiptare dhe kosovare/ Veliu dhe Mehmeti nënshkruajnë Memorandumin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga homologu i tij Ardi Veliu.

14:57
PD nis reformimin/ Do mblidhet kuvendi kombëtar për ndryshime statusore dhe për zgjedhje

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës si kryetar vendosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

14:54
Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

14:47
Vrasësi qante me “lot krokodili”/ Katër ditë pasi mbyti me duar gruan, postonte mesazhe prekëse

Bashkëshorti i 20 vjeçares, Caroline Crouch u shfaq i dërrmuar pas vrasjes së saj. piloti 33 vjeçar përpiqej në çdo mënyrë të mbulonte krimin e vet, e për ta bërë më të besueshme dhimbjen e humbjes së bashkëshortes, vetëm katër ditë pasi ai vetë e kishte mbytur me duart e tij, postoi në rrjetet sociale një mesazh prekës, ku shkruante” Bashkë përgjithmonë”, në krah të fotos së tyre së martesës.

14:46
“Vrasësi nuk ishte emigrant shqiptar”/ Komuniteti shqiptar në Greqi kërkon reagimin e autoriteteve që të sqarojnë ngjarjen

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi nuk e la të kalonte lehtë kjo situatë për shtypin vendas.

14:45
Gjatë verës 1 milion vaksina ativcovid/ Austria dhuratë Ballkanit Perëndimor

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz u ka premtuar këtë të premte krerëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor një milion doza vaksinash.

14:34
Kombinimi i vaksinave/ Ekspertët: Mund të jetë vërtet i suksesshëm!

A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndryshme vaksinash Covid 19?

14:23
Gjermania hoqi kufizimet për shqiptarët/ Ambasada jep detajet: Ja çfarë duhet domosdoshmërisht

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

14:11
Elbasan/ Aktiviteti sensibilizues, stop shfrytëzimit të fëmijëve për punë

Një aktivitet sensibilizues i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve për punë është zhvilluar sot në Elbasan.

13:51
Mohoi genocidin e Srebrenicës, shkarkohet ministri malazez

Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e genocidit të Srebrenicës si dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, i cili vetëm pak kohe me parë mohoi publikisht që diçka e tille të ndodhur vërtet.

13:46
UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Lufta, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dëbuan gati tre milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, vitin e kaluar, përkundër pandemisë COVID-19, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara – UNHCR.

13:21
Frikë në Florida/ Pritet stuhia përbindësh e rërës nga shkretëtira!

E quajtën “Goxilla”, sepse stuhia e rërës e qershorit 2020 ishte një përbindësh i vërtetë thonë mediet lokale.

13:08
Burime për Top Channel: Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Greqia ka vendosur më në fund të hapë kufijtë plotësisht me Shqipërinë në datën 28 qershor.

13:07
Vrasja dhe groposja e Kejsi Hysës. Dënohet me 30 vite burg në mungesë, i shumë kërkuari Agron Tufa

Gjykata e Krujës me trupë gjyqësore të deleguar nga KLGJ, Shefkie Demiraj, Kastriot Gramshi e dënoi me 30 vite burg të shumë kërkuarin e drejtësisë Agron Tufa nën akuzë për vrasjen e Kejsi Hyses. Ai u dënua në mungesë me 30 vite burgim për vrasje me dashje.

13:05
Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Basha: Reformat janë në funksion të suksesit të betejës dhe fitores për Shqipërinë

Kreu i PD-së aka mbledhur kryesinë pak ditë pasi u vendos për herë të tretë në krye të partisë.

13:02
Pas Pogradecit, “Për’puthen On Tour” mbërrin në Korçë/ Të rinj e të rritur presin me brohorima të preferuarit e tyre

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” nëpërmjet turit që po zhvillon produksioni, po ndjejnë nga afër mbështetjes e fansave të tyre.

12:58
Manastirliu në qendrën shëndetësore verore në Golem: Presim mbi 100 mijë doza vaksine të Sinovac dhe Pfizer, ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

18 Qershor- “Brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi serish një lëvrim të kontratave të lidhura të vaksinave anticovid. Do të jenë 100,000 vaksina Coronavac, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme, ndërkohë 11,700 vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë ditën e hënë”. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore verore Mali i Robit, në Golem.

12:51
Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe pronarëve të kompanisë së asfaltit, Auron Tare: Kërcënuan se do na vrisnin

Banorët e Bënçës janë përplasur me punonjësit e firmës, pasi kanë protestuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

12:48
Elisabeta Imeraj tërhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të rrijë në krye të Prokurorisë së Tiranës

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është tërhequr nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.