Bomba ruse godet një pallat në Kharkiv, 22 të plagosur, sulme edhe në Kiev Facebook dhe Twitter ia kanë mbyllur llogaritë, por Donald Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Ish presidentit amerikan i duhej një platform për të folur, ndaj në vend që të bindë rrjetet sociale ekzistuese, zgjodhi të hapë rrjetin e tij. Ai do të quhet TRUTH Social, dhe nis nga funksionimi në muajin nëntor.
Fillimisht qasja do të jetë e kufizuar për një numër të caktuar njerëzish, dhe pastaj vitin e ardhshëm, fillon shpërndarja në masë. Trump nuk e fsheh qëllimin e tij: TRUTH Social është krijuar që të rivalizojë “kompanitë e mëdha teknologjike” të cilat i bënë bllokadë ish shefit të Shtëpisë së Bardhë.
“Ne jetojmë në një botë ku edhe talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, e megjithatë Presidenti juaj i preferuar amerikan është detyruar të heshtë. Kjo është e papranueshme”, tha Trump sipas të cilit, TRUTH Social u krijua me misionin t`u japë zë të gjithëve.
Llogaritë e ish-presidentit u ndaluan nga Twitter, Facebook dhe disa rrjete tjera pas sulmit në Kongresin amerikan në 6 janar nga mbështetësit e Trumpit që kërkuan të ndalonin certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në arsyetimin e tyre për bllokimin e Trumpit me 88 milionë ndjekës vetëm në Twitter, platformat e mediave sociale përmendën rrezikun e dhunës.
Top Channel