Falë fitores në Puskas Arena ndaj Hungarisë me atë supergol të Armando Brojës dhe humbjes minimale ndaj Polonisë në Air Albania, Shqipëria e Edy Rejas ka fituar 3 pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor të publikuar këtë të enjte.

Me 1374.33 pikë, 5.6 pikë më shumë se muajin e kaluar kuqezinjtë lënë pas në renditje Slloveninë, El Salvadorin dhe Afrikën e Jugut, ndërsa përpara Shqipërisë qëndrojnë Finlanda, Burkina Faso dhe Islanda që është në rënie të lirë. Ka humbur 4 pozicione ndërkohë Kosova që ka zbritur nga vendi 109 në të 113-in pas disfatave ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë.

Përsa i përket kreut renditja e FIFA-s për muajin tetor kryesohet nga Belgjika, Brazili, Franca e Italia.

Top Channel