Harry Kane përjetoi një moment unik në Allianz Arena. Sulmuesi anglez prezantoi Topin e Artë që e fitoi mbrëmjen e së hënës në Londër përballë publikut bavarez, pak çaste përpara fillimit të Klasikes së futbollit gjerman, Bayern-Borussia Dortmund me tifozët që shkuan në delir.

Futbollistët dhe arbitri hynë në fushën e lojës, ndërsa Kane doli nga tuneli me trofeun në dorë të cilin e ngriti dhe ia tregoi të gjithë stadiumit. Ndërsa në qendër të fushës ishte një banderolë dedikuar atij. Ata që e prisnin ishin drejtuesit e Bayernit mes të cilëve edhe presidenti i klubit Herbert Hainer dhe shefi ekzekutiv, Jan Christian Dreesen, bashkëshortja e futbollistit Kate dhe fëmijët e tij Ivy, Vivienne, Louis e Henry, të gjithë të veshur me fanellën e Bayernit të Mynihut.

‘Jam shumë krenar që jam një futbollist i Bayernit-deklaroi Harry Kane-mbështetja që më keni dhënë që nga momenti kur erdha këtu ishte e pabesueshme. Jam shumë krenar që t’ju prezantoj këtë trofe dhe shpresoj që të fitojmë shumë të tjerë së bashku. Faleminderit’.

Ata që prishën pak këtë moment ishin fërshëllimat e tifozëve të Borussia Dortmund në momentin që anglezi hyri në fushën e lojës. Ndërsa Shefi Ekzekutiv Dreesen u përgjigj pak me tone ironike: ‘Falenderoj publikun…edhe tifozët e Dortmundit’.

Top Channel