‘E vështirë për t’u shpjeguar’/ Kaka në ‘Hall of Fame’ e Milanit nuk i fsheh emocionet
Roma vijon marshimin e saj dhe arrin të fitojë edhe ndeshjen e javës së 10 të Serie A. Në Friuli, skuadra e Gian Piero Gasperinit i rezervoi një manita Udineses të cilën e mundi më rezultatin 5-2 duke e komplikuar jo pak situatën e bardhezinjve që pësuan humbjen e 7 në këtë kampionat
Roma e nisi vrullshëm ndeshjen teksa që në minutën e 10 morën avantazhin me Cristante që me një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një top të marrë nga krosimi i Ëesley, një moment ku kishte pjesën e tij të fajit edhe portieri Okoye. Roma vijoi me sulmet dhe pati dy shanse të arta për të shënuar golin e dytë me Soule dhe Malen të cilët i shpërdoruan mundësitë e tyre. Por nuk vonoi shumë dhe pikërisht në minutën e 31 verdhekuqtë dyfishuan shifrat me Mora që u shërbye mjaft mirë nga Cristante.
Në fushën e lojës ishte vetëm një skuadër dhe kjo u konfirmua në minutën e 33 kur Soule gjeti Malen me këtë të fundit që mposhti Okoye duke i çuar shifrat në 3-0. Udinese nuk po e merrte dot veten dhe në fakt në minutën e 37 pësoi edhe golin e katërt këtë radhë me Ndicka dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0 të Romës. Në fillimin e pjesës së dytë Udinese shkurtoi shifrat në 1-4 me Zaniolon që shënoi golin klasik të ‘ish-it’. Friulanët morën zemër dhe në minutën e 78 shënuan sërish këtë radhë me Palma duke e çuar rezultatin në 2-4, por verdhekuqtë u kundërpërgjigjën dhe në minutën e 92 shënuan me Ghilardin golin që fiksoi fitoren 5-2 dhe kështu Roma ngjitet në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Udinese mbetet me 5 pikë në vendin e parafundit.
Top Channel