Covid në Kroaci, mbi 3 mijë raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

21/10/2021 16:52

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 3.053 raste të reja me Covid, ndërsa 17 qytetarë nuk mundën të fitonin betejën me virusin vdekjeprurës.

Numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në 436.189 persona, ndërsa 13.717 janë raste aktive në vend.

Aktualisht 22.699 është numri i personave të izoluar.

Që nga 20 tetori 2021 janë administruar 3.537.299 doza vaksine, dhe 46.27% e popullsisë së përgjithshme dhe 55.46% e popullsisë së rritur u vaksinuan. Më datë 20.10.2021 u administruan 7.220 doza vaksine, nga të cilat 2.675 persona u vaksinuan me dozën e parë.

Top Channel