Shkulen çatitë e shtëpisë, pemët fluturojnë në ajër: Apokalipsi “i erës” godet Evropën

21/10/2021 13:25

Mijëra familje në Francë mbetën pa energji elektrike dhe trenat ndaluan qarkullimin nga Normandia drejt Parisit, pas erërave të fuqishme që përfshinë veriun e Francës, ndërsa një situatë e ngjashme u shënua dhe në Holandë e Belgjikë.

Katër persona mbetën të lënduar në qytetin holandez të Barendrecht, ku erërat e fuqishme shkulën cati shtëpish e pemë në orët e para të ditës. Stuhia nisi duke goditur brigjet e Bretanjës në Francë, me skena të njëjta si ato në Holandë.

Shërbimi francez i metereologjisë dha alarmin sidomos për rajonet që ndajnë kufijte me Gjermaninë, Belgjikën e Luksemburgun. Në Normadi, era sipas ekspertëve, arriti shpejtësinë e gati 200 km/h.

Operatori i rrjetit hekurudhor te Gjermanise, Deutsche Bahn pezulloi lëvizjen e të gjithë trenave të distancave të gjata në Vestfalinë Veriore, ndërsa vonesa e anulime të lëvizjes pati dhe në pjesë të tjera të vendit.

Gjithashtu në qytetin belg, Westerhoek, punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë thanë se kanë marrë dhjetëra telefonata për dëme dhe probleme nga stuhia.

Top Channel