Mauro Icardi, kur ishte pjesë e Interit në Serinë A, konsiderohej një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Këtë e vërtetojnë statistikat që ai kishte me fanellën zikaltër e jo më kot drejtuesit e klubit italian e graduan kapiten.

Në atë kohë, më konkretisht në vitet 2017-2018 ai ra në sy të drejtuesve të Realit të Madridit, që në verë të 2018-ës ishin gati të shpenzonin një shumë të madhe parash pasi e shihnin si sulmuesin ideal për të mbushur boshllëkun që do të krijonte ikja e Ronaldos tek Juventusi.

Në fakt, asnjë ofertë konkrete nuk mbërriti në zyrat e Interit nga klubi mbretëror për Icardin. Arsyeja, siç u vërtetua më vonë, ishte bashkëshortja e Mauritos, Wanda Nara, që çdo javë dilte e fliste për bashkëshortin dhe njëkohësisht klientin e saj (ajo ishte menaxherja e tij), duke justifikuar shpeshherë formën e tij të dobët me sulmet ndaj trajnerëve. Drejtuesit e Realit, pasi e studiuan me imtësi situatën, vendosën të mos investonin tel Icardi, duke qenë të bindur se Wanda do t’i kishte hapur telashe me daljet e saj publike.

E vërteta është që Icardi, pasi u shporr nga Interi për shkak të Wandas, as te PSG-së nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe me shumë se me formën e tij po spikat me “golat” që po shënon jashtë fushë.

Top Channel