E premte, 18 Qershor 2021
12:48
Elisabeta Imeraj tërhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të rrijë në krye të Prokurorisë së Tiranës

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është tërhequr nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

12:46
Kryesia e PD-së miraton të gjitha pikat/ Analiza e 25 prillit, rishikimi i Statutit

Pas dy orëve mbledhje, Kryesia e PD-së ka rënë dakord që të miratohen të gjitha çështjet e vendosura ditën e sotme.

12:34
GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij me vlerë mbi 82 milionë lekë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi konfiskimin e pasurive të Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.

12:32
Vlorë/ Humb jetën shtetasi austriak, dyshohet se…

Një ngjarje rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet.

12:23
Leli refuzon ballafaqimin me këshilltarët, kërkesë për pezullimin nga detyra të Agron Gjipalit/ Anëtarët votojnë kundër

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli refuzoi sërish mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak, dhe kërkoi që ajo të zhvillohet online.

12:22
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj tri vajzave të mitura/ Gjykata e Gjirokastrës lë në burg 61-vjeçarin

61-vjeçari me iniciale V.M., i akuzuar për ngacmim seksual do të qëndrojë në burg edhe për 45 ditë të tjera, ndërsa Prokuroria vijon hetimin ndaj tij.

12:19
KPA shkarkon Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, Kastriot Selitën

KPA ka shkarkuar ditën e sotme Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë Kastriot Selitën.

12:15
Shkuan për të blerë qen në shtëpinë gruas, por panë se “burri i kishte nxirë syrin”/ Turma e zemëruar ndjek dhe qëllon për vdekje 41-vjeçarin

Një 41-vjeçar dyshohet se është rrahur për vdekje nga një turmë e zemëruar njerëzish, që besonin se ai ishte një abuzues shtëpiak.

12:10
Anëtari i Këshillit të Bashkisë Vlorë kritikon përplasjen mes Lelit dhe socialistëve: Po anashkalohen problemet e qytetit

Anëtari i Këshillit të Bashkisë Vlorë nga radhët e Bindjes Demokratike, Kasem Mahmutaj ka kritikuar përplasjen mes socialistëve dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

12:04
Foto/ Nora dhe Roberti bëhen bashkë për një arsye shumë të veçantë

Edhe pse kanë kohë që nuk jetojnë me njëri-tjetrin, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, bëhen bashkë sa herë që vajza e tyre ka nevojë për praninë e të dy prindërve. Sa herë që Renee ka ditëlindjen apo ndonjë event tjetër, ata bëhen bashkë për të festuar me njëri-tjetrin.

11:49
Shqipëria vend i sigurt nga COVID/ Xhaçka: Rezultat i përmbushjes së kritereve strikte të kontrollit të pandemisë në vend

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

11:42
Tropojë/ E kishin kthyer fshatin në ‘pyll kanabisi’, nën hetim kryeplaku i Salcës dhe inspektori i pyjeve

Fara dhe bimë të lëndës narkotike kanabis janë identifikuar në pyllin e fshatit Salcë, në Tropojë.

11:21
“Shqipëria vend i sigurt/ KE publikon listën e shteteve ku rekomandohet të hiqen kufizimet e udhëtimit

KE e ka konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt nga pandemia e COVID, duke e futur në listën e shteteve që vendet e BE-së rekomandihet të heqin kufizimin e udhëtimit.

11:20
Trafikim lëndësh narkotike në Korçë, disa të arrestuar

Disa shtetas janë arrestuar në Korçë, pasi policia identifikoi rrjetet e trafikimit të lëndëve narkotike, në të cilat ata operonin.

11:19
I dënuari për jetë/ “Gaxhai” futet në operacion, ja ç’ka ndodhur

Gazmend Braka ose i njohur si Gaxha i dënuar me burg përjetë i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në zemër .

11:12
Gripi i shpendëve/ Shqipëria vendos embargo nga katërmbëdhjetë shtete, lista

Qeveria shqiptare ka vendosur embargo të shpendëve nga katërmbëdhjetë shtete, pas konfirmimit të se gripi i shpendëve është prezent në disa vende.

11:03
Histori e denjë për skenarin e një filmi/ 20-vjeçarja e vrarë brutalisht nga burri dhe raportimet e medieve greke

Një trillim i denjë për skenarin e një filmi; e tillë mund të quhet ngjarja që tronditi Greqinë një muaj më parë e mori vëmendjen e medieve botërore për nga brutaliteti i saj.

10:43
Gjermania heq kufizimet për shqiptarët, mund të kalojnë në kufij pa asnjë pengesë

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

10:41
Me 2 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar nga Fieri është arrestuar sot në Fier, pasi u kap me mina të lidhura me telekomandë, gati për shpërthim, në automjetin, me të cilin po udhëtonte.

10:32
Operacioni policor i koduar “Parku”/ Shkon në 13 numri i të ndaluarve

Ka shkuar në 13 numri i të arrestuarve nga operacioni policor i koduar “Parku”. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

10:30
Basha mbledh sot Kryesinë/ Më 17 korrik thërret Kuvendin Kombëtar të PD-së

Partia Demokratike mbledh Kryesinë ditën e sotme, ndërsa Lulzim Basha ka thërritur Kuvendin Kombëtar të PD-së më 17 korrik.

10:29
Sindikata e Taksive në Sarandë drejton problemin në Top Channel: Na kanë ndryshuar vendqëndrimin, po hasim probleme me qytetarët

Njëri prej anëtarëve të Sindikatës së Taksive në Sarandë ka raportuar për redaksinë e Top Channel një problem.

10:28
Gjonaj: Të hetohen gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar ose larguar nga sistemi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpalosi rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitet për vitin 2021, në takimin online ku ishte i pranishëm dhe Prokurori i Përgjithshëm.

10:12
Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit online, një 32-vjeçar vihet nën hetim në Berat

Një 32-vjeçar është vënë nën hetim në Poliçan të Beratit pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

10:07
“Carolinën e vrau bashkëshorti”, në mediet greke shkruhej se “vrasësit janë shqiptarë”/ Reagon Braçe: Të kërkojnë falje!

Deri dje, kur burri i 20-vjeçares Caroline u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, mediet greke hidhnin dyshime se “vrasësit mund të jenë 3 shqiptarë”.

10:04
Dënimi i Çekaj, avokati Maks Haxhia: Kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi, por s’ma lejon edukata!

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e Arbër Çekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në Maminas në 2018.

10:00
Kadilli: Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore

Fatbardh Kadilli ka dhënë detaje se çfarë do të kërkojë në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet ditën e sotme.

09:46
613 kg kokainë/ Gjykata lë në fuqi dënimin me burg për Arbër Çekaj dhe dy të tjerët

41 vjeçarin Arbër Çekaj nuk e ka ndihmuar asnjë nga alibitë sipas të cilave ai kërkoi gjatë dy viteve që të lirohej.

09:45
Bulqizë/ 32-vjeçari vetëvaret me litar, shpëtohet në momentin e fundit nga familjarët

Një 32-vjeçar nga Bulqiza tentoi të vriste veten, por familjarët arritën të ndërhyjnë në kohë.

09:41
Mediat greke jehonë Parkut Helen në Tiranë

Kanë qenë të shumta mediat greke që kanë shkruar për Parkun Helen në Liqenin e Farkës ku di zhvillohet tregarëshi “TIRANATHLON”, aktivitet që organizohet për herë të parë nga Bashkia Tiranë dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri.

09:29
Tepelenë/ Theu urdhrin e gjykatës dhe dhunoi vëllanë e tij, arrestohet 49-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

09:21
Kultivim kanabisi në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Një 42-vjeçar nga Cakrani është arrestuar pasia iu gjet në banesë kanabis.

09:16
Prodhonin miell, makarona e produkte të tjera ushqimore jashtë çdo standardi/ Nën hetim 2 autorët në Dibër

2 persona o hetohen në Bulqizë, pasi dyshohet se prodhonin produkte ushqimor, në kundërshtim em ligjin ‘për ushqimin’.

09:08
Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në Gaza, Hamasi kërcënoi se do të kundërpërgjigjet.

08:43
Vaksina anticovid “Curevac”, rezultate të dobëta në teste

Ky është “vetëm” një studim i ndërmjetëm, por rezultati i veprimit të vaksinës Curavec është një katastrofë.

08:37
Vijojnë punimet për stadiumin e Kukësit, Rama: Gati në shtator me kushte dinjitoze

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga punimet që po zhvillohen në stadiumin e qytetit të Kukësit.

08:28
“Juneteenth”, fundi i skllavërisë në SHBA, bëhet festë federale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi ligjin që e bën 19 qershorin festë federale, në kujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA.

08:26
Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten mbrëma (17 qershor) një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës si dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviq për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

08:12
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari vetëvritet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mesnatës, ku një 57-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në Tiranë.

07:49
Iranianët zgjedhin presidentin

Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Islamike. Votimet zhvillohen në kohën e zemërimit në rritje për gjendjen e dobët të ekonomisë, e cila është goditur rëndë nga sanksionet amerikane, keqmenaxhimi i shtetit dhe pandemia e koronavirusit.

07:25
Diell dhe rritje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

07:14
Shifra tragjike! Shkon mbi 4 milionë numri i viktimave nga Covid-19 në mbarë botën

Vazhdon të rritet numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19, ndonëse prej kohësh ka nisur procesi i vaksinimit. Sipas llogaritjeve të bëra nga Reuters, sot numri i të vdekurve nga Covid-19 i ka kaluar shifrën e 4 milionëve.

06:54
Naomi Osaka dhe Rafael Nadal tërhiqen nga Wimbledon-i

Dy yjet e tenisit botëror, Naomi Osaka dhe Rafael Nadal njoftuan se nuk do të jenë të pranishëm në Wimbledon, në turneun më të vjetër të tenisit Grand Slam, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

06:32
Biden firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Presidenti i ShBA Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

06:16
Lidhja mes sëmundjeve të zemrës dhe veshkave, këshillat që ju duhen

Të gjitha organet e trupit të njeriut janë të varur nga njëri tjetri. Kjo varësi e ndërsjellë nënkupton që çdo organ funksionon me ndihmën e tjetrit.

05:57
Për 1 gjumë të shëndetshëm, gabimet që duhet të shmangni

Nevojat e njerëzve për gjumë janë të ndryshme. Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvëndësueshëm për shëndetin. Një studim mbi këtë çështje ku morrën pjesë mbi 1 milion njerëz të rritur, sugjeron se shëndeti i mirë i zemrës kërkon 6 deri në 8 orë gjumë. Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flenin 6-8 orë gjumë me të tjerët.

05:30
Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Frutat, perimet dhe përbërësit natyralë janë aleatët më të mirë të organizmit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Çdo trajtim duke filluar që nga ato më të shtrenjtët e deri tek më praktikët që përgatiten në shtëpi, fuqinë vepruese e marrin nga natyra. Njëjtë si mënyra e thjeshtë që do ju sugjerojmë sot për të pasur lëkurë sa më të shëndetshme e të bukur.

05:05
Rukola me vlera të forta për pastrimin e gjakut dhe organizmit

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë. Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët.

03:46
“Obamacare” nuk preket, Gjykata e Lartë në SHBA rrëzon përpjekjen e Trump për ta shfuqizuar

Gjykata e Lartë e SHBA ka lënë ligjin i cili synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët, njohur edhe si Obamacare, duke hedhur poshtë një padi të ngritur nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët.

03:13
Biden me shënime për të mos harruar në takimin me Putin

Presidenti Biden duket se u shfaq me një copë letër për ta ndihmuar me kujtesën në samitin e nivelit të lartë me homologun e tij rus, Vladimir Putin të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës ditën e mërkurë.

02:44
5G mbi gjysmë miliard abonime deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit 2021, abonimet 5G në të gjithë botën do të jenë mbi 580 milionë, me një milion pajtime të reja në ditë. Kina, Amerika e Veriut dhe shtetet arabe janë të parët në numrin e pajtimtarëve, ndërsa Europa ka filluar më ngadalë.

02:20
OKB: 1 milion njerëz në Mianmar kanë nevojë për ndihmë

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se rreth 1 milion njerëz në Mianmar janë në nevojë për ndihmë për shkak të problemeve ekonomike dhe konflikteve që vazhdojnë pas grushtit ushtarak mes grupeve kundër grushtit të shtetit dhe ushtrisë.

01:57
Afrikë, numri rasteve me COVID-19 shkon mbi 5 milionë e 150 mijë

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) shkoi mbi 5 milionë e 150 mijë.

01:36
SHBA, shkon në 600.657 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 600.657, prej të cilëve 365 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:21
EMA: Vaksinat e aprovuara mbrojnë kundër të gjitha varianteve të virusit të zbuluar në BE

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksinat e aprovuara mbrojnë nga të gjitha llojet e koronavirusit të ri (COVID-19) të përhapur në Bashkimin Evropian (BE).

00:59
Mancini: Nuk tolerojmë ndaj Uellsit, duam vendin e parë

Italia e Roberto Mancinit funksionon si një makineri perfekte. Të kaltrit ishin skuadra e parë që siguruan edhe matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Euro 2020 falë suksesit 3-0 ndaj Zvicrës në Olimpico të Romës, fitorja e 10-të radhazi kjo për Italinë pa pësuar gol, një tregues i qartë ky se skuadra e Mancinit është në formë të shkëlqyer.

00:45
Rimëkëmbja pas pandemisë/ Presidentja e KE në Athinë, prezanton planin

Stacioni i radhës së turneut të presidentes se KE Ursula von der Leyen, në vendet e BE për të paraqitur planet kombëtare për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, ka qenë Athina. Nga Agora Antike, dikur qendra e tregtisë dhe dialogut filozofik athinas, von der Leyen bashkë me kryeministrin Mitsotakis, kanë deklaruar se Komisioni ka dhënë dritën jeshile për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes së Greqisë, që do të “transformojë ekonominë” dhe do të përgatisë vendin për të ardhmen.

00:20
“Për’puthen” në Pogradec/ Audicionet për konkurrentët në sezonin e ri të programit

Në qytetin liqenor të Pogradecit audicioni i Përputhen u shoqërua me entuziazmin e fansave të cilët u mblodhën në sheshin para kinemasë për të takuar personazhet e tyre të preferuar. Një orë para se ata të arrinin në destinacion, banorët e Pogradecit nisen të grumbullohen dhe të presin me durim por edhe me emocione.

00:13
Giuffredi sqaron “kalimin” e Hysajt te Lazio: S’kam marrë asnjë telefonatë

Nuk ka asgjë konkrete për transferimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Lazio. Zërat e shumtë të ditëve të fundit, që e çonin mbrojtësin shqiptar të Napolit nën urdhrat e Sarrit, i hedh poshtë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi.

E enjte, 17 Qershor 2021
23:52
UEFA paralajmëron federatat: Gjobë nëse hiqen pijet nga tavolina e konferencave

Cristiano Ronaldo hapi lojën e largimit të pijeve nga tavolina e konferencave për shtyp, teksa hoqi që aty dy shishe Coca Cola dhe këshilloi të gjithë të pinë ujë, pasi është i vetmi që të bën mirë.

23:34
Aksident në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, plagoset 23-vjeçari që lëvizte me motor

Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza” ku një automjet me drejtues shtetasin me iniciale shtetasin Xh.H është përplasur me një motomjet.

23:28
Holanda triumfon ndaj Austrisë dhe pret biletën për në 1/8-at

Holanda fluturon drejt 1/8-ave me një tjetër fitore. Në Amsterdam “portokallinjtë” mposhtën 2-0 Austrinë duke prerë biletën për në raundin tjetër dhe njëkohësisht duke vulosur dhe vendin e parë në grup.

23:00
“Andin e lashë me një mesazh”/ Jasmina flet me emra: Atdheu më ka zhgënjyer! Sindi vishej më keq nga të gjitha

Jasmina ishte e ftuar në “Top Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve të Antonelës në lidhje me personazhet e Për’puthen dhe Andit, me të cilin doli si cift por historisë së tyre i erdhi fundi shumë shpejt.

22:55
‘Syri i keq’/ Alesia Bami rrëzohet në hapjen e spektaklit ‘Top Arena’ (FOTO)

Një incident ka ndodhur në hapje të spektaklit ‘Top Arena’, që transmetohet live çdo ditë në orën 22:00, në Top Channel.

22:50
Biden firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Presidenti i ShBA Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

22:46
Ndërron jetë aktori amerikan, Frank Bonner

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur amerikan, Frank Bonner, i cili luajti Herb Tarlek në “ËKRP in Cincinnati”.

22:40
“Jam vetëm 29 vjeç”, zbulohen fjalët e para të Eriksen, pasi zemra nisi t’i rrahë sërish

Doktori gjerman Jens Kleinefeld ishte nga të parët që i shkoi në ndihmë fantazistit danez Christian Eriksen, në momentin që pësoi arrest kardiak, teksa po luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë.

22:39
Baza e pajtimit gjermano-polak

Traktati i Fqinjësisë Gjermano-Polake konsiderohet si moment historik në afrimin midis dy fqinjëve të vështirë.

22:36
Gruaja e tij në prag lindje, sulmuesi braktis me urgjencë kombëtaren e Francës

Futbollisti i Francës, Kingsley Coman është larguar nga grumbullimi me përfaqësuesen për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij.

22:21
Dembele kthehet në “orbitën” e Manchester United, edhe Juvja…

E ardhmja e Ousmane Dembélé është çështjet e pazgjidhura te Barcelona.

22:16
Rama poston thënien e Mit’hat Frashërit: Po nuk patëm dashuri për çdo cep të Shqipërisë, nuk mundemi që…

Me një thënie kuptimplotë të Mit’hat Frashërit e ka mbyllur mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama.

22:08
Peza paralajmëron një verë të nxehtë: Media, oligarkë dhe niveli i Berishës do të jenë emrat e radhës që do të shpallen “non grata” nga DASH

Analisti Alfred Peza ka paralajmëruar se kjo verë do të jetë e nxehtë sa i përket lëvizjeve të Amerikës ndaj Shqipërisë për shpalljen “non grata” të personave që janë të përfshirë në cështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

21:55
Ushtritë e Izraelit dhe SHBA-së do të diskutojnë tensionet në Lindje të Mesme

Shefi i ushtrisë së Izraelit do të shkojë të shtunën (19 qershor) në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar me zyrtarët amerikanë për situatën në Gaza dhe armëpushimin e 21 majit që i dha fund luftimeve 11 ditëshe me militantët e Hamasit.

21:43
Vejusha më e ruajtur në botë, trashëgon perandorinë bankare $90 miliardë (fotot)

Vicky Safra dhe fëmijët e saj janë tashmë pronarët e bankave J. Safra Sarasin në Zvicër dhe atyre Banco Safra në Brazil.

21:40
SHBA-të po godasin opozitën? Peza: Kjo tezë doli pasi u shpall “non grata” Sali Berisha. Në fakt, nuk ka asnjë pabalancim

Analisti Alfred Peza ka folur për ndryshimin e administratës së Joe Biden me atë të Trump duke treguar edhe lëvizjet e fundit drejt Shqipërisë, përfshirë edhe shpalljen non grata të Berishës.

21:37
Ishte në “X5”- ën ku u ekzekutua Bledar Birçaj/ Efektivi i Antidrogës përjashtohet nga Policia. Zbulohet motivacioni

Efektivi i Antidrogës, Granit Deromemaj, që ndodhej në makinën BMW “X5” me biznesmenin vlonjat Bledar Birçaj, në momentin kur ky i fundit u ekzekutua, është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

21:30
Ukraina prezanton dronin ushtarak, ultra të shpejtë – shihni se si i shkatërron tanket ruse (Video)

Inxhinierët ukrainas, na bashkëpunim me ‘Stealth technology” kanë prezantuar konceptin e një droni luftarak shkatërrues!

21:21
Kurz: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes

Kancelari austriak Sebastian Kurz, e ka vlerësuar të rëndësishëm takimin e së martës në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

21:19
Young e mbyll me Interin, rikthehet te Aston Villa pas një dekade

Ashley Young e mbyll zyrtarisht aventurën e tij 18 mujore me fanellën e Interit në Milano, pasi i përfundoi kontrata me zikaltrit dhe vendosi të rikthehet sërish në Premier League.

21:16
“Duan të ruajnë stabilitetin apo regjimin e Ramës?”/ Bushati: Do ta duartrokisja Amerikën nëse…

Analisti Andi Bushati shfaqet mosbesues ndaj lëvizjeve të fundit të Amerikës, përfshirë edhe shpalljen non grata të Berishës.

21:10
Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë ndaj ligjit të kujdesit shëndetësor të ish-Presidentit Obama

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë një sfidë ndaj ligjit të kujdesit shëndetësor të miratuar gjatë administratës së ish-presidentit Obama, duke mbrojtur sigurimet shëndetësore për miliona amerikanë.

20:57
EMA: BE-ja duhet të përdorë të gjitha vaksinat

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

20:56
Dhjetra policë të plagosur/ Autoritetet gjermane bastisin strehën e famshme të të rinjve ‘libertarianë’ në Berlin (fotot)

Policia e Berlinit shihej sot që mësynte në strehën e mbyllur me barrikada të ndërtesës së njohur gjysmë të braktisur Rigaer 94, e njohur një nga strehat e fundit libertariane të Berlinit, me justifikimin “për të kryer një inspektim kundër zjarrit”.

20:52
Peshku ‘fosil i gjallë’ mund të jetojë deri në një shekull (FOTO)

Peshqit ‘fosil të gjallë’ mund të jetojnë deri në një shekull, sipas një studimi të kryer së fundmi.

20:49
“Carolina donte të largohej bashkë me foshnjen nga shtëpia”/ Çfarë e nxori zbuluar para policisë bashkëshortin vrasës, ja dëshmia e tij

Detaje të tjera nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi shtojnë akoma më shumë dyshimet se autori është bashkëshorti i saj. Fjalët e pilotit 32-vjeçar bien në kundërshtim me faktet që janë gjetur nga policia.

20:43
Udhëtimet e Britanikëve/ Qeveria pritet që ti lejojë të shkojnë edhe në zonat e verdha, si Shqipëria

Duket se trysnia e madhe nga publiku, media por edhe logjika pas suksesit fenomenal britanik të vaksinimit po jep rezultat në mundësinë e shpejtë të britanikëve për të udhëtuar jashtë vendit

20:37
Bebja indane gjendet e gjallë në kuti duke lundruar në lumin Ganges (fotot)

Në imazhe shihet një bebe që u gjet sot e gjallë duke lundruar në një kuti të lëshuar në lumin indian Ganges.

20:30
Fiks Fare/ Çudia në Gjirokastër, prokuroria e nxjerr miliarderin të varfër!

Një 80 vjeçar po endet prej më shumë se 20 vitesh në dyert e institucioneve të drejtësisë, për të marrë dëmshpërblimin prej 6 milionë lekë të vjetra që i kanë caktuar vetë këto organe. Nelo Hatika denoncoi në emisionin investigativ se ka fituar disa vendime gjyqësore, të cilat detyrojnë një pronar të një fasonerie ti japë këtë shumë. Por, ai ka refuzuar disa herë, ndërsa ankuesi ka bërë denoncim edhe në prokurori për mashtrim dhe fshehje të ardhurash. Por, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky person “nuk ka prona dhe llogari bankare”.

20:29
Raketa kineze lëshon tre astronautët e stacionit të parë hapësinor të vendit (fotot)

Astronautët e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës, u lëshuan sot në misionin më të gjatë në hapësirë të vendit, në hapin madhor që vendos Kinën mes fuqive madhore të hapësirës.

20:28
BE-ja duhet të përdorë të gjitha vaksinat, thotë rregullatori evropian

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

20:27
E gjeni dot pse? Modelja e famshme preferon të shmangë kondicionerët

Një ndër emrat më të lakuar në botën e modës, është ai i Naomi Campbell, e cila së fundmi ka dhënë një këshillë të provuar të bukurisë.

20:07
SHBA: Gjykata hedh poshtë padinë ndaj ligjit për kujdesin shëndetësor

Gjykata Supreme në SHBA ka hedhur poshtë një padi nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët, kundër ligjit i cili synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët.

20:03
Danimarka e pafat, Belgjika e përmbys dhe prek fazën e 1/8-ave

Danimarka dështoi sërish në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, pasi u mposht me rezultatin 1-2 nga Belgjika dhe tani është me një këmbë jashtë Europianit.

20:02
IT, profesioni i artë/ Ekspertët e punësimit këshillojnë maturantët se çfarë të zgjedhin si profesion

Eranda Ymerali, është administratore e një agjencie punësimesh në Shqipëri, që operon, që prej vitit 2012 në vend.

19:49
Tigri vret kujdestarin

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.

19:47
Mbetjet e Shijakut në Sharrë/ Landfilli ilegal ku depozitoheshin prej 25 vitesh, drejt rehabilitimit

Kjo është rruga e varrezave të vjetra të Shijakut. Në fund të varrezave dhe buzë Lumit Erzen depozitoheshin mbetjet urbane të bashkisë së Shijakut.

19:45
Faza e dytë e fiskalizimit/ Shqetësim ngrenë bizneset e reja që sapo kanë nisur aktivitetin

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes me biznes.

19:44
Vrasje mes bandës së grabitësve/ SPAK ra në gjurmët e autorëve të ekzekutimit të vëllezërve Haxhiaj

Teksa njerëzit që e donin të vdekur Besmir Haxhinë vazhdojnë të jenë në arrati, SPAK ka hapur dyert e burgut edhe për dy të nënkontraktuar nga grupi i Talo Celes dhe Nuredin Dumanit.

19:39
Ministrja Kushi takon mësuesit e matematikës, prindërit dhe maturantët, bëhet analiza e testit të maturës

Në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një bashkëbisedim me mësues, prindër dhe maturantë.

19:35
Hynë në listën e PD, aleatët pendohen! Kërkojnë shfuqizimin e një ligji, duan të përfitojnë paratë sipas votave

Partitë e vogla rezultuan humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve.