“Rama nuk do bjerë dakord me propozimet e PD-së”/ Shehi: Duhet ndryshuar Kushtetuta, por…

20/10/2021 21:50

Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se nuk mendon që kryeministri Edi Rama do të bjerë dakord me propozimet e Partisë Demokratike sa i përket vettingut të politikanëve.

Më tej ai shtoi se mbështet ndryshimin e Kushtetutës, por duhet bërë jo nën presionin e zgjedhor.

Shehi: Kjo që tha Rama ishte shume e hollë. Rama tha ato që thotë para ambasadorëve. Unë nuk gjykoj që Rama do bjerë dakord me këtë punë dhe nuk e kam varë shpresën te ideja që Rama do bjerë dakord. Basha ka bërë mirë që i ka kujtuar opinionit se opozita do shkojë deri në fund në këtë luftë. Gjykoj që ka nevojë të debatohet edhe me të tjerët.

Këtu Kushtetuta është ndryshuar brenda natës disa herë. Për mendimin tim qëkur e kanë fut në Kushtetutë modelin zgjedhor është futur me hile. Jam për t’u ndryshuar Kushtetuta, jemi në kohë, s’jemi në kohë, por duhet reformë tërësore.

Ambienti publik ka nevojë për një qetësi, nuk mund të bëhet nën presionin zgjedhor gjithnjë. Hajde t’i diskutojmë këto çështje, t’i ofrojmë shqiptarëve alternativa, jam i bindur që kemi nevojë ta ndryshojmë Kushtetutën.

Top Channel