Ish-ushtarakët gjermanë arrestohen për komplot terrorist në luftën e Jemenit (fotot)

20/10/2021 17:51

Dy ish-ushtarakë janë arrestuar sot në Gjermani si të dyshuar për formimin e një grupi mercenar për të luftuar në konfliktin e rëndë civil/ndërkombëtar të Jemenit, thanë prokurorët.

Arend-Adolf G. dhe Achim A. përballen me akuza terrorizmi pas bastisjes së shtëpive të tyre sot nga policia.

Ata akuzohen për tentativën e rekrutimit të 150 njerëzve për formimin e një ushtrie private me ish-policë e ish-ushtarakë.

Grupi kërkonte të ofronte shërbimet e tyre për qeverinë e Arabisë Saudite për misione ilegale luftarake në Jemen.

Arabia Saudite drejton një koalicion kundër rebelëve Houthi në Jemen, në vendin e varfëruar e në krizë humanitare që prej nisjes së kryengritjes së armatosur të vitit 2014 kundër qeverisë së njohur nga Perëndimi.

Arabia Saudite hyri në konflikt në 2015 pak marrjes së kryeqyteti Sanaa nga rebelët Houthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Prokurorët në Gjermani thanë se ushtarakët kërkonin të luftonin si mercenarë për Arabinë Saudite, por ata nuk kishin marrë ende përgjigje dhe përpjekjet e tyre kanë qenë deri tani të pasuksesshme.

Prokuroët federalë gjermanë thanë se kishin hetuar akuzat e rënda ndaj dy drejtuesve të iniciativës, të cilët kanë “njohuri dhe aftësi ushtarake”.

Prokurorët thanë se Arend-Adolf G. e Achim A. Do të paguanin çdo anëtar të forcës së tyre €40,000 në muaj për shërbimet.

Arend-Adolf G kishin tentuar të rekrutonin të paktën shtatë persona.

Revista gjermane Spiegel raportoi e para për arrestimet, duke thënë se forca mercenare do të sulmonte zonat në kontroll të rebelëve Houthi.

Prokurorët dyshojnë se të akuzuarit dëshironin të ofronin shërbimet ushtarake edhe në konflikte të tjera.

Një prej atë akuzuarve u arrestua në Munich dhe tjetri në zonën jugperëndimore Breisgau-Hochschwarzwald.

FOTO GALERI
1/3
Dy ish-ushtarakë janë arrestuar sot në Gjermani si të dyshuar për formimin e një grupi mercenar për të luftuar në konfliktin e rëndë civil/ndërkombëtar të Jemenit

Top Channel