Shoqërohen 9 efektivë policie/ Dyshohet se lejuan lokalet të qëndronin hapur në pandemi

21/10/2021 01:11

Gjatë orëve të mbrëmjes ka nisur shoqërimet e 9 punonjësve të policisë pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Tiranës. Ata akuzohen se gjatë periudhës së pandemisë kanë komunikuar në në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve.

Hetimi po kryhej për trafikun e klandestinëve ndërkohë që janë dëgjuar të komunikonin për lejimin e lokaleve, thanë burimet e prokurorisë eksklusivisht për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

Gjykata e Tiranës ka shpallur masën e sigurisë pezullim nga detyra për një shef policie qe është me detyrë në qarkun e Korçës.

Shefi komisariatit Korçë, kreu i sektorit policisë rrugore korçë, specialist i policisë rrugore dhe 3 agjentë të kësaj policie akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndikimit të paligjshëm, premtim për korrupsion, fallsifikim të dokumentave. Janë dhënë 10 masa sigurie, 3 prej të cilave arreste me burg dhe një arrest shtëpie.

Top Channel