Drejtuesi i Këshillit të Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari shprehet se propozimi i Partisë Demokratike që vettingu i politikanëve të bëhet nga ana e SPAK nuk mund të bëhet.

I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Hajdari tha se SPAK mund të bëjë hetimin e emrave qu dërgohen, por jo të bëjë vettingun e tyre.

Hajdari: SPAK është organ kushtetues. Propozimi i bërë nga PD nuk ka ndonjë të keqe. Por PD ka juristë, si mundet të çosh në parlament një propozim kaq serioz dhe të kërkosh ta zgjidhësh me SPAK. Kjo nuk bëhet.

Sot Basha ka kërkuar që edhe presidenti të zgjidhet nga populli, por kjo nuk ndodh.

Një opozitë serioze çel një tryezë me deputetët që ka, me juristë dhe me të tjerë dhe merret me gjithë problematikën, jo një herë çon 2 dhe më pas kujtohet rrugës që kemi edhe 3.

Top Channel