Ka shkuar mbi 728 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 mijë e 46 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 728 mijë e 313.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,14 milionë, me 88.298 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,83 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 219,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 189,4 milionë dozën e dytë dhe 10,9 milionë kanë marrë tri doza.

Top Channel