Nuk ka pushtues që i ndal! Salloni i bukurisë në Kabul, ku vajzat ‘sfidojnë’ talebanët

20/10/2021 18:43

Është një nga vendet e fundit në Kabul ku gratë mund të takohen jashtë shtëpive, një flluskë lirie larg syve mashkullorë.

Mohadessa e ka mbajtur sallonin e saj të bukurisë të hapur pavarësisht kërcënimeve nga udhëheqësit e rinj të Afganistanit.

Që kur talebanët pushtuan Kabulin në gusht, shumë gra u zhdukën nga jeta publike nga frika apo nga kërcënimet e drejtpërdrejta që kanë marrë.

Por salloni i Mohadessas, ka mbetur një vend ku gratë mund të pushojnë me njëra-tjetrën, të flasin për problemet e tyre ose t’i harrojnë ato për fare pak orë.

Qendra estetike siguron të ardhura për stafin dhe momente kënaqësie për klientët, por ditët e saj mund të numërohen. Ditën që AFP vizitoi qendrën estetike, rreth 30 gra guxuan për t’u përgatitur për një martesë. Në çdo lëvizje të perdes që fsheh derën e botës së jashtme, gratë ngurtësohen dhe heshtin.

“Gratë në këtë sallon janë shumë kurajoze, sepse vijnë në punë me frikë, çdo ditë hapin sallonin dhe vazhdojnë të punojnë pavarësisht kërcënimeve”.

Klientët hyjnë me shpejtësi në sallon dhe fshihen pas një perdeje të rëndë. Sapo hynë brenda, heqin dhe zërat e tyre të emocionuar konkurrojnë me zhurmën e tharëseve ndërsa vendosin për ‘look-un’ e radhës.

“Ne nuk jemi njerëz me burka të zeza, kemi një traditë veshjesh shumë delikate, të bukur dhe plot ngjyra të Është e trishtueshme të shohësh vajzat e mbuluara, si fantazma që ecin. Mbi të gjitha, ajo që e bën një grua shumë të bukur është buzëqeshja, dhe kjo është zhdukur. Nuk shoh gëzim në shtëpi, nuk e shoh tek nëna ime, nuk e shoh tek motra ime”.

Herën e fundit që talebanët sunduan Afganistanin, në 1996, sallonet e bukurisë u ndaluan plotësisht. Nëse një vajzë lyente thonjtë, rrezikonte prerjen e gishtërinjve. Por këtë herë talebanët premtojnë të jenë më liberal.

Top Channel