Balla takim me strukturat e PS në Lushnje: Kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit

20/10/2021 18:32

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvillo një takim me strukturat e Partisë Socialiste në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, ‘sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit’, thekson Balla.

Sipas Ballës qarku i Fierit është në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lushnje📍Bashkë me Erjonin, Eriseldën dhe Gentin vijuam takimet me strukturat e Partisë Socialiste👐🏼🇦🇱 në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë.

Është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në cdo cep të territorit. Në qarkun e Fierit jemi në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste:

🌹me fokus në thellimin e barazisë gjinore,
🌹në përthithjen e sa më shumë të rinjve,
🌹në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet vendore të radhës.

Top Channel