Portet e Sudanit në Detin e Kuq, xhevahirë të lakmuar nga fuqitë rajonale (fotot)

20/10/2021 20:03

Qetësia po rikthehet gradualisht në portet e Sudanit në Detin e Kuq pas disa javë bllokade.

Por analistët vendeas thonë se brigjet sudaneze po bëhen përsëri një mollë sherri mes fuqive rajonalë që luftojnë për influencë në vendin e pasur me burime natyrore.

Studiuesi i historisë Ahmed Shingrei flet për rëndësinë e ishullit piktoresk të Suakin.

“Suakin konsiderohet si porti i parë i Sudanit, i Afrikës e ndoshta i botës.

“Ky është një port i themeluar në vitin 1289 ndërsa tani qeveria po e jep me konçesion për një kompani turke”.

“Projekti i përbashkët me Turqinë ka në plan rindërtimin e porteve dhe xhamive të vendit”, tha Ahmed.

Ndërsa profesori i universitetit të Port Sudan, Ahmed Adelaziz, tha se porti është një pikë e vjetër lidhejeje mes vendeve të botës.

“Në të kaluarën e gjithë tregtia bëhej mes hyrjeve të deti të Kuq. Që prej kohëve të lashta kjo ka qenë një pikë lidhjeve mes shumë pjesëve të botës”.

“Ne aktualisht kemi rreth 100 ishuj, dhe siguria jonë kombëtare varet nga ekzistenca e tyre”.

“Zona bregdetare e Sudanit përfshionë reth 23 000 metër katrorë në bregdet, dhe kjo vjen vetëm prej ishujve që kemi”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/6
Fuqite rajonale luftojnë për influencë në vendin e pasur me burime natyrore.

Top Channel