Doza e tretë dhe vaksinimi i adoleshentëve/ Manastirliu: Komiteti do të vendosë nesër!

21/10/2021 11:11

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nesër, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të diskutojë për dozën e tretë të vaksinave anti Covid si dhe vaksinimit të të rinjve mbi 16 vjeç.

Komisioni teknik i  vaksinimit ka diskutuar dhe ka rekomanduar dozën e tretë të vaksinës, uljen e fashës së grupmoshës për vaksinim +16 vjeç dhe kanë rekomanduar vaksinimin për moshat 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen nesër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vaksinimi është arma e vetme që ne kemi për t’u mbrojtur nga Covid 19. Ashtu siç po shohim nga Spitali Infektiv, rastet e pacientë të pavaksinuar janë mbi 95%”.

Plani synon vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore. Ata do të aplikojnë vetëm vaksinën Pfizer, pasi për këtë vaksinë janë bërë shumë studime dhe ka më shumë të dhëna për ti përdorur tek fëmijët.

Ndërsa, personat mbi 60 vjeç mund të bëjnë kombinime sipas rekomandimit të mjekut. Kombinimi i vaksinës për grup moshën 60 vjeç do të bëhet dhe në varësi të vaksinave që janë në gjendje. Si fillim do të nisë doza e tretë tek mjekët, mësuesit e policët, për të vijuar sipas kalendarit që është përcaktuar më parë.

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vaksinat, rekomandoi që njerëzit e moshuar dhe ata me sistem të komprometuar imunitar të marrin dozën shtesë të vaksinës kundër koronavirusit.

Shumë vende të pasura, përfshirë Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rekomanduar tashmë dozën e tretë për të moshuarit dhe personat me probleme imunitare.

Top Channel