Sllovenia është ura që lidh Ballkanin me Europën qendrore. Sllovenia është një shtet i vogël, por me gjurmë nga më të rëndësishmet në Ballkan. Sllovenia ka dritë në qytetet e saj, por shqiptarët dinë fare pak për rëndësinë e saj në shekuj; histori dhe turizëm. Ilnisa Agolli, e ndal “Balkan Project” të Top Channel në disa vende kyçe të Sllovenisë.

Veç qytetit të Koperit ku teleshikuesi njihet me praninë e familjeve të para fisnike shqiptare, “Balkan Project” zbulon dhe Shpellën e Postonjës, më e madhja në Europë. Gjithashtu dhe një nga kështjellat më të vizituara në Ballkan, “Kështjellën e Predjamës”. Cila është historia e tyre?

Ky episod ngjalli interes dhe për mediat Sllovene. Një nga gazetat më të më njohura “Regional” shkruan : “Gazetarja shqiptare duke eksploruar bregdetin Slloven”

“Këtë javë, Ilnisa ​​Agolli nga televizioni më i madh shqiptar, Top Channel Albania, promovoi vlerat turistike dhe kulturore të Sllovenisë në emisionin e saj ‘Balkan Project’. Me ftesë të Adrian Rušiti, ajo zbuloi bukuritë e Sllovenisë, dhe Shpella e Postojnës dhe Kalaja e Predjama iu shfaqën publikut shqiptar për herë të parë. Ajo gjithashtu eksploron dhe qoshet e tjera të Bregut – Koper, Piran dhe Portorož”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Për më shumë shihni episodin e plotë:

Top Channel