Osmani: Duhet vetting në gjyqësor/ Thirrja e presidentes vjen pas gjetjeve të progres raportit të KE

21/10/2021 01:56

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka hedhur poshtë shqetësimet e Komisionit Europian në lidhje me vettingun e plotë të Gjyqësorit, një nisëm kryesore e qeverisë Kurti.

Në progres-raportin e përpiluar për vendin Komisioni Europian rekomandon që vettingu duhet të jetë arma e fundit në dorën e qeverisë së Kosovës, kur të gjitha zgjidhjet e tjera janë shteruar.

Gjithashtu ky proces ka nevojë të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe këshillën e Komisionit të Venecias thekson raporti.

Por, presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se nuk është shqetësim serioz përmbushja e vetingut, por mungesa e tij. Raporti i vendit sikurse edhe viteve të kaluara ka paraqitur një pamje gri të situatës, veçanërisht në fushat kryesore, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

Top Channel