Top Story/ A ka pasur korrupsion në rradhët e administratës shqiptare në përgatitjen e dosjeve për arbitrazh?

20/10/2021 23:35

Historia e arbitrazheve ka ekzistuar. Kontrata me shoqërinë Iliria në 1991 ka prodhuar arbitrazh që ka pasuar me vendim në vitin 1993. Një vendim që ishte abuziv, në një shumë totale 11 mld lireta.

Me një interes vjetor 13% që në doktrinën e arbitrazhit ndërkombëtar një interes I tillë në një masë të tillë shërben edhe për refuzimin e njohjes sepse mund të konsiderohet si cënim I rendit public sepse është një interes shumë I lartë. Dhe detyrimi me të cilin ballafaqohej Shqipëria vinte gjithmonë e në rritje. Është një arbitrazh I cili u njoh, u kthye nga gjykata e lartë pastaj u refuzua njohja sepse shteti shqiptar arriti të provonte në vitin 2009 përmes një dokumenti të ardhur nga Italia që kjo kompani kur kishte lidhur kontratën në Shqipëri kishte qenë inekzistente në Itali.

Në kushtet kur sipërmarrja është inekzistente është kusht për refuzimin në bazë të konvenntës së Neë Yorkut. Edhe Gjykata e Apelit e refuzoi. Është një kalvar gjyqesh që ka vazhduar kjo kompani edhe në Gjykatën e Lartë. “Në 2015 çuditërisht kam parë që përmes një VKM që kërkohej një studio ligjore për ta përfshirë Republikën e Shqipërisë në procedura njohjeje në shtetin Italian. Pra për një vendim të vitit 1993. Ky ishte rasti I parë I arbitrazhit.

Të bën çudi sat ë vëmendshëm kanë qenë zyrtarët që nuk kanë parë fare dokumente se kush vjen, kush është ky investitor , me cilin e lidh kontratën dhe çfarë do të bëjë ky? Ka edhe jointventure të tjerë të asaj kohe që nuk kanë bërë asgjë në Republikën e Shqipërissë dhe I kanë përdorur këto kontrata zyrtarë të korruptuar për të hapur çështje në arbitrazh. Një nga këto është Pranvera SHPK , AGROBAN që është edhe vendimi unifikues më vonë ku ka patur një faturë 1,6 mln euro duke shtuar pastaj edhe interesat që akumulohen dhe e çuan shifrën në 2,4 por që u ekzekutua vetëm në principal. Është një vendim i 2003” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit.

General Electric ishte një tjetër rast që vinte pas shumë çështjeve nga qeveria Nano që ishin të gjitha të humbura. Kjo kontratë u zgjidh në qeverinë Berisha. General Electrick ishte një kontratë 95 mln dollar për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Investimi ishte konsideruar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si një investim jo I duhur dhe jo I nevojshëm, ndërkohë që shteti shqiptar kishte nevoja të tjera. Për më tepër u konsiderua si një kontratë abusive përsa i takon termave të saj. Ishte garantuar që në fillim të herës që kjo kontratë do të miratohej edhe në këshillin e ministrave edhe në parlament.

“Të marrë përsipër një qeveri të garantojë miratimin na parlament duke pasur parasysh edhe pluralitetin e parlamentit kjo është e tepërt. Nuk duhet të kishte ndodhur, për më tepër që edhe marrëveshja e financimit dhe kontratat nuk ishin bërë përfundimtare, një ministër I kohës në bashkëpunim me një drejtor ekzekutiv të General Electric prodhonin dokumentacione në lidhje me angazhimin e bërjes së punëve në Republikën e Shqipërisë pavarësisht se gjërat nuk ishin formalizuar përfundimisht.

Nuk mund të themi që nuk kishte element korruptiv aty, të nesërmen e seancës dëgjimore drejtori ekzekutiv i asaj kompanie u shkarkua nga detyra sepse gjatë seancës dolën të vërfteta” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit. “Shqipëria është në një lloj angazhimi rë përbashkët me BB, FMn etj për të financuar sa më shm në ekonomi. Ata nuk e dojin këtë projekt se përndryshe bllokonin portofolin. Ata kishin indikatorë që kishte element korruptiv, jo te kompania, jo te qeveria, por te individë që lobojnë për projektin” u shpreh Arben Malaj, Ish Ministër i Financave.

General Electric është një kompani simbol në SHBA dhe ekonomi burse, dhe ka edhe një gjë që nuk e bëjnë kompanitë europiane. SHBA-të kanë një ligj specific ; ata I dënojnë kopanitë e tyre edhe kur bëjnë korrupsion jashtë territorit amerikan. General Electric ndoqi rrugën e gjyqit ndërkombëtar I cili penalizoi Shqipërinë me 20 mln dollar.

“Shuma e faturave financiare e vendimeve përfundimtare që janë njohur vendimet dhe kanë kaluar në fazën e ekzekutiit nga viti 1991-2013 janë 21 mln euro. Kurse nga 2013 kemi një mb yllje komplet të transparencës nga ana e qeverisë shqiptare, kemi një faturë të njohur të CEZ , paditi shtetin shqiptar për investimmet kurse shteti në gjykata për çështje trgtare.

Çështja u mbyll me negociata duke iu dhënë një shumë 95 mln euro plus që ishin 1,7 mld lekë detyrime tatimore të fituara në gjyqe nga qeveria shqipatre dhe të falura përmes kësaj marrëveshjeje përvec 300 mln fatura të paekzekutuar ndaj KESH dhe OST dhe dëmi jo kontraktor që mund të arrinte 500 mln euro që sipas 1 bilion euro në total sipas ekspertëve” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit.

Top Channel