Top Story/ Fatura zyrtare e arbitrazheve vlerësohet 263 mln euro. Sa të tjerë janë potencialisht për tu fituar?

20/10/2021 23:31

“Ndërkohë që janë Safa, Italstrada, janë çështje të viteve 2003, 2004, 2005 bëhet fjalë për kontrata publike të bëra në Republikën e Shqipërisë , bëhet fjalë edhe për punë publike që nuk kanë patur cilësinë e duhur , por që fatkeqësisht janë pranuar nga inxhinierët edhe nga stafet inxhierike që kanë ndjekur projektet në ministritë përkatëse. Zyrtarë të tillë dhe inxhinierë që janë bërë palë me investitorin, kanë abuzuar dhe ka vijuar më tej edhe në procedurën në arbitrazh” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit.

Gjithashtu, edhe njё tjetёr detyrim prej 50 000 euro qё shteti shqiptar duhet të paguajë si detyrim arbitrazhi për shkak të kompanisë Tirana International Airport sh.p.k. Nё lidhje me kёtё çёshtje, nga Avokatura e Shtetit nё datё 19.04.2019, ёshtё shpallur thirrja pёr sigurimin e konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana International Partners SH.P.K, për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë. Detyrimi është i njohur nga llogaritë e shtetit.

Kostoja faktike e vlerёsuar dhe raportuar nga Ministrja e Financave Anila Denaj e detyrimeve të arbitrazhit ёshtё 263 mln Euro, disa çёshtje tё tjera tё hapura nё arbitrazhin ndёrkombёtar potencialisht mund tё sjellin kosto shtesё pёr buxhetin e shtetit nёse Vendimi i gjykatave ndёrkombёtare tё arbitrazhit bёhet nё favor tё palёs private. Nё totoal detyrime potenciale qё mund tё materializohen nё kosto buxhetore shtesё janё nё afro 300 milion euro. Nёse kёto vendime merren nё favor tё Bizneseve, kjo do tё sillte automatikisht rritjen e detyrimeve tё shtetit shqiptar pёr vendimet e arbitrazhit.

Gjatё vitit 2020 janё regjistruar pranё Qendrёs Ndёrkombёtare pёr Zgjidhjen e Mosmarrёveshjeve tё Investimeve 3 çёshtje: Durrёs KURUM Shipping sh.p.k dhe tё tjerё vs Shqipёria: Kjo çёshtje ёshtё iniciuar nё datё 23 Shtator 2020 nga kompania Durrёs Kurum Shipping dhe tё tjerё, ndaj shtetit shqiptar, pёr shkak tё prishjes sё njёanshme tё kontratёs sё koncesionit Pёr Menaxhimin, operimin, mirёmbajtjen dhe pёrmirёsimin teknik tё terminalit tё kontenjerёve nё Portin e Durrёsit, si dhe pёr shkak tё marrjes sё aseteve tё terminalit nga Autoriteti Portual i Durrёsit. Sipas tё dhёnave tё publikuara nga ICSID, shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani ёshtё nё vlerёn 100 milionë Euro.

Arka Energy B.V vs Shqipёria: Kjo çёshtje ёshtё iniciuar nё datё 18 Dhjetor 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte kompani pjesёmarrёse nё konsorciumin e shpallur fituese pёrmes njё procedure tenderi ndёrkombёtare, nga Ministria e Infrastrukturёs dhe Energjisё pёr ndёrtimin e Parkut Fotovoltaik nё Akёrni nё vitin 2018. Sipas tё dhёnave tё publikuara nga ICSID, dёmshpёrblimi i pretenduar nga kjo kompani ёshtё nё vlerёn 110 milionë Euro.

Costruzioni DONDI & KUBOTA CO. vs. Shqipёria: Kjo Çështje ёshtё iniciuar nё vitin 2018 nga kompania Costruzioni Dondi & Kubota co., e cila ёshtё kompania zbatuese e kontratёs sё nёnshkruar në datën 30.01.2014, Për përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe me vlerën rreth 81,000,000 Euro. Kontrata është ndërprerë në datën 04.07.2018 në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisё sё Infrastrukturёs dhe Energjisё, në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin, dhe deri në këtë datë, punimet ishin kryer rreth 70% ose në vlerën 56 milion euro. Për prishjen e kësaj kontrate në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës, kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër. Shuma e pretenduar është 90 milionë Euro.

Sё fundmi, njё tjetёr vlerё qё i shtohet Buxhetit tё Shtetit shqiptar pёr tu paguar ёshtё rreth 45 367 986 Dollarё apo rreth 37 465 663 Euro, pёr Vendimin final tё marrё nё 1 Shtator 2020 nga Dhoma Ndёrkombёtare e Tregtisё me qёndёr Arbitrazhi Paris. Bёhet fjalё pёr Arbitrazhin mes Investitorit JV Copri Construction Enterprises e tё tjerё dhe Shtetit Shqipar. Pala paditёse nё kёtё rast JV Copri Construction Enterprises dhe tё tjerё kanё ngritur pretendime mbi:

a) Kontratёn pёr “Ndërtimin e Segmentit Rrugor Tiranë-Elbasan Nr. 1; dhe
b) Kontrata për “Ndërtimin e Segmentit Rrugor Tiranë-Elbasan Nr. 3

Pretendimet e paditësve lidhen me amendimet e parregullta të kontratës, pranimit të kostove shtesë dhe ndryshimit të projektit. Mё 1 Shtator 2020, Arbitrazhi IÇ shpalli fitues palёn private, duke i sjellё kosto buxhetit tё shtetit vlerёn e mёsipёrme prej rreth 45 367 986 dollarё apo rreth 37 465 663 euro. Kjo vlerё nuk ёshtё paraqitur ende nё publikimet e Ministrisё sё Financave dhe Ekonomisё, pavarësisht se është marrë vendimi final nga Arbitrazh IÇ.

Top Channel