“Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë ‘made in Albania”, Rama: Kemi bërë porosinë për ruajtjen më të sofistikuar kundërajrore Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon largimin e kryetarit të degës së PD në Fier, Luan Baçi dhe zëvendësimin e tij me ish-kryetarin e bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.
Kërkesa është bërë gjatë takimit që Basha zhvilloi me Luan Baçin. Këtij të fundit, pasi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë i është kërkuar të japë dakordësinë për ndryshimin e kreut të degës së PD në Fier.
Baçi thotë se nuk ka arsye përse ky ndryshim duhet bërë në këto momente, kur zhvillimet në PD janë të paimagjinueshme dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar që të ketë ardhur për pezullimin e tij.
Baçi thotë se pjesëmarrja në foltoren e Berishës ka qenë me mbështetjen e të gjithë demokrateve. Nuk behet fjale për emra të përvetshëm, por për Partinë Demokratike.
Top Channel