Vendimet e prera të gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë të paktën 260 mln euro.

Kjo është tema që emisioni investigativ Top Story do të trajtojë sonte në mbrëmje, me dokumenta ekskluzive dhe të papublikuara kurrë më parë.

Fatura më e majme është ajo e vendimit të ICSID, të gjykatës ndërkombëtare të Bankës Botërore me vlerë 110 mln euro ku palë ishte Familja e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe shteti shqiptar.

Top Story do të zbulojë të vërtetën e vendimit për Becchettin dhe rolin e Avokaturës së Shtetit në këtë proces gjyqësor.
Ndërkohë pjesë e dokumentarit janë edhe vendimet e gjyqeve të arbitrazhit, nga 1993 e deri në ditët e sotme.

Dokumente dhe dëshmi zbulojnë të vërteta pse Shqipëria humb gjyqet e arbitrazhit ndërkombëtar, që në fakt nuk duhet ti humbiste.

Top Channel