Balet në teatrin e Prishtinës/ Shfaqja do të shoqërohet nga muzika e Bach

20/10/2021 19:55

Të enjten në Teatrin Kombëtar të baletit të Kosovës do të shfaqet premiera “Tanzminiaturen” dhe ”Tangata”. Kjo shfaqe do të vihej në skenë në fillim të muajit shtator, por situate e rënduar e covidit në kosovë shty shfaqjen.

“Përndryshe përgatitjet për shfaqje i kemi filluar më 13 shtator, pak me vonesë, sepse kemi pasur dy raste me COVID dhe është dashura ta shtyjmë. I kemi pezulluar për dy javë aktivitetet dhe kemi filluar prej 13 shtatorit me prova shumë intensive. Deri më tash ka qenë një punë shumë e mirë, duke iu falënderuar koreografit, asistentes që kanë bërë një punë shumë të mirë, gjithë balerinëve pa asnjë sekondë nuk janë dorëzuar pavarësisht kërkesave. Për datat e dimë që është premiera nesër 21 tetor, repriza e parë më 22 dhe pastaj në nëntor do të kemi repriza të tjera”.

Ndërsa Ricardo Fernando koreograf i kësaj shfaqje rrëfeu arsyen përse zgjodhi emrin “Tangata”.

“Kanë qenë disa javë shumë intensive sepse sigurisht ne kemi disa ide se çfarë mund të bëjmë, dhe për këtë arsye ne vendosëm që ta tregojmë baletin dhe muzikën nga Bach që mund t i tregojmë kompanisë më shumë stilin klasik, ku njerëzit mund të shohin vajzat nga kompania, por mendoj që është një muzikë shumë e mirë që e sjellë audiencën në një koncentrim shumë të mirë dhe sigurisht për kërcimtarët të fokusohen në vetëm një stil. Dhe më pas kemi pjesën e dytë të shfaqjes “Tangata”, një pjesë që kemi më shumë energji në lëvizje”.

Balerina Leonora Rexhepi akuzoi autoritetet shtetërore se nuk po e mbështesin artin.

“Për ne është me rëndësi që premiera po mbahet. Nga ana e ministrisë dhe qytetit gjithmonë nuk e kemi përkrahjen. Shpresoj që do të jetë e fundit për këtë vit pasi edhe shfaqja e ardhshme po anulohet për shkak se nuk mund gjithmonë të hyjmë në borxh te njerëzit për të realizuar diçka. Balerinët e kanë shumë të vështirë t’i kenë gjithmonë problemet e njëjta me kostume, drita ose çka do qoftë nga ana jashtë. Kështu që besoj nesër do t’ju pëlqejë të gjithëve,” ka thënë ajo.

“Tanzminiaturen” dhe “Tangata” është një shfaqje, dy pjesësh, e krijuar nga koreografi Ricardo Fernando dhe asistentja e tij, Christine.

Top Channel