E enjte, 17 Qershor 2021
19:45
Faza e dytë e fiskalizimit/ Shqetësim ngrenë bizneset e reja që sapo kanë nisur aktivitetin

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes me biznes.

19:44
Vrasje mes bandës së grabitësve/ SPAK ra në gjurmët e autorëve të ekzekutimit të vëllezërve Haxhiaj

Teksa njerëzit që e donin të vdekur Besmir Haxhinë vazhdojnë të jenë në arrati, SPAK ka hapur dyert e burgut edhe për dy të nënkontraktuar nga grupi i Talo Celes dhe Nuredin Dumanit.

19:39
Ministrja Kushi takon mësuesit e matematikës, prindërit dhe maturantët, bëhet analiza e testit të maturës

Në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një bashkëbisedim me mësues, prindër dhe maturantë.

19:35
Hynë në listën e PD, aleatët pendohen! Kërkojnë shfuqizimin e një ligji, duan të përfitojnë paratë sipas votave

Partitë e vogla rezultuan humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve.

19:31
OBSH: S’jemi në fund të pandemisë/ Këshilla për Shqipërinë: Kujdes me mutacionet e tjera që mund të vijnë

Përfaqësuesi i OBSH-së në Tiranë, Grelad Rockeschaub vlerëson situatën aktuale të Covid-19 në Shqipëri, por paralajmëron se ende nuk jemi në fund të epidemisë.

19:26
Ftesë në 5/“E ka lënë karantina me pasoja”, ish-Missi vrapon zbathur në mes të liqenit

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol për jogan, aktivitetin me të cilin kanë rënë në dashuri një pjesë e mirë e grave edhe në Shqipëri.

19:22
Pritje madhështore e “Për’puthen” në Pogradec, fansat me telefona në duar bllokojnë fugonin

‘Për’Puthen on tour’ është ndalur pasditen e sotme në  Pogradec, ku në qendrën kulturore të qytetit do të zhvillohen audicionet për sezonin e ardhshëm.

19:18
SHBA anullon dy ekzekutime prej mungesës së ‘skuadrës së pushkatimit’ (fotot)

Gjykata e lartë e shtetit amerikan të Kartolinës së Jugut ka bllokuar dy ekzekutime deri sa të dënuarve t’u jepet mundësia e zgjedhjes së vdekjes nga rryma elektrike ose me skuadër pushkatimi.

19:15
Ukraina gjen fitoren e parë/ Mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-1

Ukraina dhe Andriy Shevchenko rigjen buzëqeshjen në Euro 2020 teksa regjistroi fitoren e parë në këtë kompeticion.

19:09
Lindita përqafon Çimin, Stela nxjerr bisedat: Po të jetë burrë, tregon atë që ka folur…

Në mes të diskutimeve, Lindita është ngritur nga karrigia për t’i dhënë një përqafim Çimit, i cili duket se po tërhiqet nga Stela.

19:01
Lindita thotë se është xheloz/ Çimi nuk i ndahet Instagramit, habit me deklaratën për Stelën: Është gozhdë!

Lindita ka komentuar krisjen e marrëdhënies së Çimit me Stelën duke thënë se ai është xheloz për të.

18:51
Euro 2020: UEFA paralajmëron gjoba nëse lojtarët vijojnë të heqin shishet nga konferenca

Skuadrat e kampionatit Euro 2020 do të përballen me gjoba nëse vijojnë te heqin pijet e sponsorve në konferencat e shtypit, siç kanë bërë ditët e fundit Cristiano Ronaldo me shishet e Coca-Cola, muslimani i devotshëm Paul Pogba me shishen e birrës, veprimi i të cilëve është mbështetur me sjellje të ngjashme nga të tjerë futbollistë gjatë konferencave.

18:51
Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit, Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Samitin e Ministave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë z. Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit.

18:48
“Mund të pyesje për atë storyn”/ Çimi i kërkon “llogari” Stelës për postimin në Instagram: Sikur kopjove Ilirin

Çimit duket se nuk i ka pëlqyer aspak postimi i Stelës në Instagram dhe në takimin e tyre, ai i ka thënë se duhet ta kishte pyetur.

18:42
Statujës gjigante budiste i vendoset maska Covid, peshon 35 kg (Video)

Statujës budiste, 57 metra e gjatë, kushtuar Hyjneshës së Mëshirës, Kannon, në Japoninë qendrore, është ‘mbështjellë’ me një maskë gjigante.

18:36
Kriset marrëdhënia e Çimit me Stelën: Ajo që jep ti është me pikatore! Nuk jemi 20 vjeç

Marrëdhenia e Çimit me Stelën duket se ka pësuar një krisje pasi në takimin e tyre u vu re një distancë mes tyre.

18:36
“Loja mori fund!”/ Arrestohet burri i 20-vjeçares si autori i dyshuar i vrasjes në Greqi. Ja ç’bëri pak para se policia t’i vinte prangat

Policia greke ka njoftuar se urdhri i ndalimit është kthyer në urdhër arresti për Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Karolinës, 20-vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen Glika Nera, të Athinës.

18:30
Refuzimi i Ronaldos/ Trajneri rus Cherchesov kthehet në ‘hit’ pasi pi ‘Coca-Cola’ në konferencë (fotot)

Super-sportisti Cristiano Ronaldo bëri që vlera e aksioneve të Coca-Cola të binte në miliarda dollarë pas largimit të shsheve nga tryeza e konferencës së shtypit në Euro 2020, por me sa duket trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov nuk ka shqetësime për pijen e zezë.

18:27
Turqi/ Një person i armatosur sulmon zyrat pro-kurde të HDP, vritet një grua

Një zyrtar i partisë pro-kurde të Turqisë HDP, u vra sot si pasojë e një sulmi që u bë nga një burrë i armatosur kundër zyrave të saj në Smyrna (Izmir). Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur partia e saj në një deklaratë.

18:24
EMA: Vaksinat e aprovuara mbrojnë kundër të gjitha varianteve të virusit të zbuluar në BE

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksinat e aprovuara mbrojnë nga të gjitha llojet e koronavirusit të ri (COVID-19) të përhapur në Bashkimin Evropian (BE).

18:14
3 vjeçari gjendet mrekullisht i gjallë në gomone, pas mbytjes së të dy prindërve në liqen (fotot)

Një djalë 3-vjeçar ka mbijetuar thuajse për një ditë në një gomone në ujë, pasi të dy prindërit e tij tragjikisht ishin mbytur gjatë një stuhie në një liqen në Rusi.

18:09
Kenneth Kaunda, presidenti i parë i Zambisë vdes në moshën 97-vjeçare

Kenneth Kaunda, presidenti i parë i Zambisë ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

18:02
Darka me politikanin Engel/ Rudina Hajdari zbulon kush pagoi faturën, flet edhe për setin me Fadil Berishën: T’i kemi kujtim, me moshën njeriu ndryshon

Në udhëtimin e saj në Amerikë, deputetja Rudina Hajdari ka takuar në Nju Jork politikanin amerikan, Eliot Engel, i cili njihet si miku i madh të shqiptarëve që ka një kontribut të vyer në lirinë e Kosovës.

17:54
E papritur, Gattuso drejt stolit të Tottenhamit

Vetëm pak pas zyrtarizimit të “divorcit” të beftë me Fiorentinën, për Gennaro Gattuson shfaqet një mundësi e re.

17:53
“PD më zboi në mënyrë të shëmtuar”/ Rudina Hajdari flet për shpalljen “non grata” të Berishës: Raporti ynë me Amerikën nuk duhet cenuar

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur të mos komentojë vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha. Në emisionin “Ftesë në 5”, tha se askush nuk duhet të reagojë shpejt dhe duhet të japë kohë për këtë çështje.

17:47
VENDIMI/ Gjykata i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për pallatet në Kombinat, duhen prishur sepse rrezikojnë jeten e banorëve

Gjykata Administrative i ka dhënë sot të drejtë Bashkisë së Tiranës lidhur me prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombinat, duke konfirmuar faktin se godinat duhet të demolohen për shkak se rrezikojnë jetën e banorëve.

17:38
Zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari zbulon veprimin e parë që donte të bënte pas humbjes: Thashë stop! Më flihej…

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për herë të parë në “Ftesë në 5” për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë që i erdhi në mendje pasi dolën shifrat e para të rezultatit.

17:37
Fier/ “Ford-i” del nga rruga dhe përfundon në ullishte, humb jetën një person (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Cakran-Fier.

17:32
SHBA, rritet në 600.657 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur si pasojë e Covid-19 në SHBA është rritur në 600.657, prej të cilave 365 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:29
Maqedonia e Veriut “bie” edhe ndaj Ukrainës, praktikisht lamtumirë Europianit

Maqedonia e Veriut praktikisht jashtë Europianit.

17:27
Rudina Hajdari flet për krizën me bashkëshortin: Ruajmë raport të mirë për hir të vajzës, largësia sjell probleme

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, deputetja Rudina Hajdari u largua drejt Amerikës për të takuar vajzën e saj.

17:26
Tigri del nga rrethimi i parkut, vret kujdestarin dhe një tjetër predator pas fikjes së gardhit elektrik gjatë mirëmbajtjes (fotot)

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.

17:22
FOTOT/ Aksident në Qafën e Llogarasë, fugoni përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë. Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel në aksident është përfshirë një fugon, i cili është përmbysur.

17:16
Kloe Kardashian ndez rrjetin me pozat provokuese

Kloe Kardashian nuk ndalet së provokuari fansat e saj dhe sërish ka mundur të marrë vëmendjen e tyre.

17:12
Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.621 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 qytetarë.

17:10
Covid-19/ Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Vetëm 9 të shtruar në spitalin Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë në vendin tonë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm mjaft të mirë.

17:04
Luana Vjollca nënshkruan kontratën me Sony Music: Mama ja dola për të dyja ne!

Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.

17:03
Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e sotme në Eskelkamp në Nordrhein-Westfalen, në Gjermaninë perëndimore. Sipas raporteve një burrë ka humbur jetën në vend dhe një tjetër fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

16:57
Fshatari britanik mbulon me bajga makinën që i bllokoi hyrjen e fermës (fotot)

Shpërndarësit e bajgave duket se morrën hakmarrjen e tyre teksa një furgon Ford Transit ishte parkuar para hyrjes së një ferme, pasi shoferi kishte shkuar “për të pirë një kafe”.

16:51
Gjatë uljes në tokë avioni me 284 pasagjerë në bord del nga pista

Një avion pasagjerësh Boeing 767 doli nga shinat në Aeroportin Simferopol , në Krimesë, duke bërë që pista e aeroportit për disa orë të qëndrojë e mbyllur.

16:50
Transformimi i papritur/ Iva Aliko lë jetën e natës për stërvitjen, shpallet kampione e Shqipërisë në bodybuilding (FOTO)

Këngëtarja e njohur Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

16:48
PDK: I kemi nënshkrimet për ta dërguar presidenten në Kushtetuese

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të dërguar në Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

16:41
Lajm i mirë/ Xhaçka: Holanda voton ‘Pro’ mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se Holanda ka votuar pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare duke i hapur rrugë kështu integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

16:36
Fermerët australianë thonë se ‘pandemia e minjve’ është më keq se Covid-19 në kroçerë (fotot)

Një fermer australian e ka krahasuar sot përhapjen masive të minjve në vend si “të përpiqesh të ndalosh përhapjen e Covid në një kroçerë” teksa vendi përballet me infektimin më të madh nga minjtë në 30 vjet.

16:28
Navalny: Putin, një gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”.

16:28
Partizani zgjat kontratën edhe me “xhevahirin” e sulmit

Dy lajme të mira nga Partizani brenda një ditë. Klubi i kuq ka zyrtarizuar nënshkrimin me Herlad Markun, ish-mesfushorin e Vllaznisë, si dhe ka zgjatur bashkëpunimin me xhevahirin e ekipit, Jurgen Bardhi, lojtar i rritur në akademinë e kuqe.

16:25
Greqia “kërcënon” Gjermaninë: Mos i shisni nëndetëse Turqisë!

Ministri i Jashtëm grek Nikos Nikos Dendias ka paralajmëruar Gjermaninë të mos i shesë nëndetëse Turqisë, pasi ky veprim sipas tij do t`i ndryshojë  ekuilibrat në Detin Egje në favor të Ankarasë.

16:17
Arroganca e Lajçak me Kosovën: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër!

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të të dërguarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

16:13
Punime në rrjet, ja cilat janë zonat e Tiranës ku nesër do të ndërpritet energjia

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës ditën e nesërme.

16:13
Paralajmërimi i zyrtarit amerikan: Rrezik në rritje i terrorizmit të brendshëm!

Përpjekjet e sapo shpallura për të luftuar një kërcënim në rritje nga terrorizmi i brendshëm në Shtetet e Bashkuara, do të duhet të gjejnë një mënyrë për të tejkaluar një pengesë të madhe: fushatat e hartuara me kujdes nga vendet e huaja dhe grupet terroriste, për të nxitur dhunën.

16:08
Vizita e Zaevit në Sofje, pa epilog për heqjen e vetos

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të enjten ka qëndruar në Bullgari në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Sofjen para samitit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, më 22 qershor në Luksemburg.

16:03
Ish-policja e New york denoncon përdhunimet e përsëritura nga tre oficerë e një zjarrfikës, që lanë me plagë fizike e mendore (fotot)

Një ish-oficere e policisë së New York ishte detyruar të merrte droga, përdhunuar e degraduar në një numër “të pallogaritshëm” rastesh nga tre kolegë policë dhe një zjarrfikës, çka e bëri të kishte nevojë për operacion në organet e saj gjenitale, thuhet në një padi të re skadaloze ndaj organeve të rendit.

15:51
Kur të del kundër “i yti”/ Vuçiçin e bën për ujë të ftohtë raportuesi për Serbinë në PE!

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik është përplasur ashpër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç i cili tha se Bilčik nuk ka të drejtë ta përcaktojë se me kë duhet të marrë pjesë Serbia në stërvitje ushtarake.

15:49
Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”.

15:42
“Koncert për ata që s’janë më”/ Durrës, nderohen personat që humbën jetën nga Covid 19

Pas koncerteve ‘online’ gjatë pandemisë, Orkestra e Harqeve të Durrësit i kthehet koncerteve me publik, në Amfiteatrin Antik, me një koncert-homazh për ata që nuk janë më.

15:40
Emri/ Ish-polici i infiltruar shqiptar, shitës kokaine në Londër

Një ish-punonjës i policisë shqiptare azil kërkues në Angli, ishte përfshirë në shitjen e kokainës në kryeqytetin britanik.

15:29
“Të korruptuarit të shkojnë në burg”/ Ambasadorja Yuri Kim shpjegon urdhrin e Presidentit Biden

Një javë nga shpallja e luftës ndaj korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, si prioritet të SHBA-së prej presidentit Biden, ambasadorja Yuri Kim shpjegoi se në shenjestrën amerikane, krahas politikanëve do të jenë edhe trafikantët e qenieve njerëzore.

15:29
‘I ka hyrë vetja në qejf, Besmiri po flet si shumë’/ Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, zbërthehet skema: Dy të arrestuarit u parapaguan 5 mijë euro, por i zuri covid. Ja ç’ndodhi më pas

Dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës vitin e kaluar, janë arrestuar pas hetimeve të SPAK. Vrasja e dyfishtë ka lidhje me serinë e vrasjeve që ndodhen për paratë e grabitura në pistën e aeroportit të Rinasit.

15:20
Udhëtimet për turizëm, ende pezull/ Greqia dhe Italia kufizojnë shqiptarët për udhëtime turizmi

Lëvizja për në vendet e BE-së, aq më shumë tashmë që nis edhe sezoni pushimeve, është kryefjalë e çdo shqiptari.

15:15
Në shkollë regjistrohen ‘online’/ Këtë vit procedura do të bëhet nëpërmjet e-Albania

Ndryshe nga vitet e shkuara ku institucionet arsimore ishin të mbushura plot me prindër me dokumente të shumta në duar, ketë vit kjo është shmangur pasi regjistrimi i fëmijëve për në klasë të parë do të kryhet ‘online’ përmes portalit e-albania.

15:05
Kapen me dron shpërndarësit e drogës/ Tiranë, arrestohen 12 persona, në kërkim edhe ata që dogjën makinën e policit

12 persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim pasi u filmuan nga policia me anë te dronëve nga ajri, duke shitur lënde narkotike në qytet.

14:54
Cristiano Ronaldo e tregon hapur se kë artiste shqiptare pëlqen (Fotot)

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të ndjekur me afërsisht 300 milionë ndjekës.

14:53
Njihuni me modelin e parë albin shqiptar, që tërhoqi vëmendjen e “Vogue Italia”

Mario Prendi është modeli i parë albin shqiptar.

14:53
Linku/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.

14:45
Kurti nuk lëshon pe as përballë ambasadorit të SHBA: Asociacion një etnik, nuk ka!

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, kërkesat për Asociacion një etnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët veriorë.

14:41
Zjarrfikësit kryejnë shpëtimin e pazakontë/ Adoleshentja tenton të hyjë në shtëpi përmes oxhakut por ngel brenda (PAMJET)

Zjarrfikësit në Nevada kanë kryer një shpëtim të pazakontë kur një adoleshente mbeti jashtë shtëpisë së saj dhe u përpoq të hynte brenda duke zbritur përmes oxhakut, por u bllokua brenda.

14:39
Akuzat për shpërdorim detyre/ Dënohet me ‘punë në interes publik’ ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër u dënua me detyrimin për të kryer punë në interes publik për akuzat për shpërdorim detyre.

14:32
Kina “thyen barrierat”, nis tre astronautë në stacionin e saj hapësinor

Tre astronautë kinezë, dy prej të cilëve veteran, janë nisur drejt stacionit të ri hapësinor të Kinës, Tiangong.

14:31
Pastrohet Sazani/ Deri dje tabu, sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Ishulli i Sazanit ishte sot në vëmendjen e të gjithëve. Përfaqësues të ministrive të turizmit dhe asaj të mbrojtjes ,përfaqësues të administratës së zonave të mbrojtura si dhe një grup të rinjsh kanë marrë pjesë këtë të enjte në pastrimin e territorit të ishullit të Sazanit deri dje tabu,ndërsa sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj.

14:27
Takimi i Gjenevës/ CNN: Putini mori nga Biden pikërisht atë që deshi!

Edhe përpara se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të takohej me homologun rus Vladimir Putin, pritshmëritë ishin të ulëta.

14:21
Konflikti për paratë e Rinasit/ Arrestohen vrasësit e dy vëllezërve në Durrës

Dy bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit të kaluar në Durrës, kur vendi ishte në karantinë u arrestuan mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni policor të drejtuar nga SPAK-u.

14:16
Vrasja e Caroline drejt zbardhjes/ Ndalohet bashkëshorti! Dyshime se vrasja ka qenë e organizuar prej tij

Krimi që tronditi Greqinë disa javë më parë është drejt zbardhjes, ndërsa kanë dalë detaje të reja nga hetimet.

14:14
“Populli po vdes për bukë”, Kim Jong-Un pranon vështirësitë dhe mungesën e ushqimit

Tashmë është zyrtare: Kim Jong un e pranoi se vendi i tij po përballet me mungesa ushqimi dhe populli po vuan.

14:04
Rregullorja për “Fondin e Kompensimit”, vlera minimale jo më pak se 150 milionë lekë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar dhe ka publikuar për konsultim publik një tjetër projektrregullore.

13:51
Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdaraj/ Mungon avokati i plagosur dy javë më parë, Adriatik Cama

Seanca për mbrojtjen e Nevaldo Hajdarajt i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës në 8 dhjetor të 2020, është shtyrë.

13:47
“Anëtarja e LGBT-së u dhunua nga 10 djem”/ Ambasada gjermane thirrje urgjente për zbardhjen e ngjarjes

Një 21-vjeçare e komunitetit të LGBTQ+ u dhunua dje në kryeqytet.

13:42
Emri/ Ekstradohet drejt Shqipërisë, 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg. Mori peng një greke 1.8 mln euro

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç.

13:25
Ronaldo i largoi shishet sapo i pa, trajneri rus i bën ‘diss’/ Shihni si konsumon i etur Coca Cola-n

Futbolistët dhe ekipi i “Euro 2020” po krijojnë lajme me mënyrën ‘si sillen’ ndaj pijes që kanë në tryezën ku mbahen konferencat.

13:21
Dashuria triumfon mbi gjithçka/ Historia frymëzuese e çiftit shqiptar që mposhtën kancerin së bashku (Fotot)

Rezarta dhe Redoni janë kthyer në frymëzues për këdo që po kalon momente të vështira në jetë duke dëshmuar se dashuria triumfon mbi gjithçka.

13:13
Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalia të Turqisë.

13:02
Bllokimi i fondeve Vlorë-Orikum/ Qeveria me projektligj për financimin e ri

Qeveria i ka dërguar parlamentit një projektligj për të zhbllokuar ngërçin e krijuar vitin e shkuar në lidhjen e marrëveshjen me fondin saudit të investimeve për ndërtimin e rrugës Vlorë –Orikum.

12:55
1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme/ Procedohet penalisht pronari i hotelit pas denoncimit të “Fiks Fare”

Fiks Fare solli mbrëmjen e djeshme rastin e një pronari hoteli në pikën kufitare të Kapshticës , i cili kërkon 1200 euro për të kaluar si ndihmës kamionist në doganë, pa qenë punëtor sezonal. Menjëherë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, policia njofton se është proceduar penalisht pronari i hotelit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

12:51
Vrasja e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon 3 muaj shtesë kohë për hetimet

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës kërkon zgjatje të afatit të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun, të cilët janë nën akuzë për vrasje me paramendim të Hekuran Billës. Ngjarja ndodhi më 11 qershor një vit më parë.

12:46
Festivali i Teatrit të Kukullave/ “Xinxifilo” rikthehet në Pogradec

Festivali i Kukullave “Xinxifilo” është rikthyer përsëri në Pogradec pas 5 vitesh ndërprerje.

12:40
“Politika si ide”/ Libri i Valentina Leskaj, reflektim për jetën dhe politikën

Valentina Leskaj, ish deputete dhe nen kryetare e parlamentit, një personazh I njohur i politikës shqiptare promovoi librin e saj “Politika si Ide”.

12:39
SPAK dorëzon në Gjykatë dosjen për Ardjan Çapjan dhe 5 të tjerët, vijon hetimi edhe për…

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjan dhe 5 të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.

12:36
Nga pushimet e saj ekzotike, Hailey Bieber vendos trendin e ri të bikinive (Fotot)

Nëse jeni një nga 35 milion ndjekësit e Instagram-it të Hailey Bieber, ju e dini që ajo ka qenë me pushime në Haëai dhe ka postuar vazhdimisht nga ‘ditari’ i saj atje.

12:32
Dëme në dëgjim nga Covid19/ Paraqitja te mjeku në kohë, vendimtare për rikthimin

Covidi dëmtoi ndër të tjera edhe dëgjimin. Për shumë pacientë paraqitja në kohë tek mjeku ishte vendimtare për rikthimin e dëgjimit.

12:26
Partitë e vogla kërkojnë më shumë para, kundërshtojnë në gjykatë përllogaritjen e votave brenda koalicionit

Humbësit më të mëdhenj të ndryshimeve kushtetuese janë 4 partitë aleate me PD-në.

12:17
Iu gjetën dokumente të dyshuara të falsifikuara në kufi, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër i dyshuar si i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve.

12:07
Diplomati rus: Lufta mes SHBA-së dhe Kinës, do të shfaroste njerëzimin!

Një diplomat i lartë pretendon se nuk do të kishte kuptim të zgjidhej në një konflikt të armatosur mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi një luftë e tillë sipas tij, do të shkatërronte të gjithë njerëzimin.

12:05
Mjegulla mbuloi Durrësin/ Avullimi i shpejtë është ndihmuar nga mungesa e erës

Mjegulla e krijuar nga avullimi është ndihmuar nga mungesa e erës gjatë natës në gjirin e Durrësit, pjesa tjetër e vijës bregdetare nga Velipoja në Sarande ka pasur prezencë të erës prandaj dhe ka qenë i pamundur krijimi i mjegullës në gjithë vijën bregdetare.

11:59
3 shqiptarëve po i bëhen gati “prangat”/ Gazeta greke: Policia ka zbuluar vrasësit e 20 vjeçares, 24 orët..

Zhvillime të rëndësishme po ndodhin lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj! Gazeta greke ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe.

11:43
Ndodh e papritura në ndeshjen Rusi-Finlandë/ Komentatori i këndon live tifozes bukuroshe ruse (Pamjet)

Gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në “Euro 2020” ka ndodhur diçka interesante gjatë komentimit të ndeshjes në një nga stacionet televizive në Arabi.

11:41
Dhunë në familje, përplasje me makinë dhe tregtim kanabisi, 4 të arrestuar në Sarandë

4 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

11:30
Itali, bombë poshtë makinës së politikanit- thirren forcat xheniere

Policia italiane çaktivizoi një bombë të vendosur poshtë makinës së një politikani lokal në Romë, një incident ky shumë serioz sipas kryebashkiakes Virginia Raggi .

11:30
Turqi/ Xhaçka takon homologun Cavushoglu: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe organizmat rajonale e ndërkombëtare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Antalja, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushoglu.

11:29
Kapet një ton kokainë në portin e Mersinit, ishte fshehur në kontejnerë bananesh

Një ton kokainë u kap në portin e Mersinit në jug të Turqisë, sasia më e madhe kjo e kësaj lënde narkotike që zbulohet ndonjëherë në fund.

11:25
Punime të OSHEE-së/ Stakohet energjia në disa zona në Durrës ditën e nesërme

Ditën e nesërme datë 18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në disa zona në Durrës dhe Shijak për shkak të punimeve.

11:13
Po udhëtonin me autobus drejt Shkodrës/ Policia identifikon 10 emigrantët e paligjshëm, arreston shoferin dhe faturinon

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është identifikuar sot në Shkodër.