Foto ilustruese

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Burimet nga policia thanë se shtetasi E.C., banues në Spiten të Lezhës ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, mësohet se veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Top Channel