![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-27T004757.066-800x450.jpg)
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvillon takimin e radhës sot në orën 10:00, ku do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”.
Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.
Raporti Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë do të prezantohet nga Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Më pas fjalën do e marrin, Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përhershëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij Raporti.
Top Channel