Vjedhje, dhunë, kanosje me armë, policia e Tiranës arreston shtatë persona, shpall në kërkim një tjetër

20/10/2021 15:57

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga shtatë persona, ka proceduar penalisht një 35-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Policia vuri nën pranga shtetasin A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

Ndërkaq, u arrestua shtetasi A. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasi E. T., 30 vjeç, pasi u kap në rrugën “Dalip Zavalani”, duke shkelur masën “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata.

Një 51-vjeçar u vu nën prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Shkozës, ka kanosur me një armë sportive, për motive të dobëta, shtetasin A. A. Arma sportive u sekuestrua, pasi 37-vjeçari nuk kishte autorizimin përkatës për mbajtjen dhe përdorimin e saj.

Më datë 19.10.2021, në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur sende me vlerë shtetases R. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel