Studentët rezistojnë të vaksinohen në Elbasan/ Shpresojnë që Ministria e Arsimit të ndryshojë qëndrim

20/10/2021 15:17

Të paqartë për vijimësinë e vitit akademik, por të vendosur në shumicë të mos vaksinohen. Studentët vijojnë të jenë të palëkundur në bindjen e  tyre ndërsa shpresojnë të jetë ministria ajo që të ndryshojë vendim.

Shumë mungesa vihen re në universitetin e Elbasanit pasi studentët kanë zgjedhur të mos paraqiten në vend që të vaksinohen.

Ndërkohë dy pikat e vaksinimit në universitet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për t’u krijuar lehtësi studentëve që duan të vaksinohen. Sipas ekipit të vaksinatorëve, interesi vijon të jetë i ulët.

 

Top Channel