Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar të mërkurën pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas ambasadores, SHBA dhe BE janë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së dhe se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesë.

Uashingtoni dhe Brukseli, pas publikimit të progres-raportit, dolën me një deklaratë të përbashkët, që pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Reagimi i plotë i Yuri Kim:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE pajtohen që rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket BE -së dhe negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë.

Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.

Top Channel