PS bojktoi mbledhjen e Komisionit Hetimor? Reagon Kuvendi, ja pse nuk u zhvillua

20/10/2021 15:55

Kuvendi ka reaguar pasi sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se PS mungoi në mbledhjen e Komisionit Hetimor.

Sipas Kuvendit, mbledhja nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Ndër të tjera thuhet se kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj do të njoftojë se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.

“Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021” nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm.

Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Top Channel